Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni pritet të mbahen në muajin mars të 2020 mëson ekskluzivisht nga burime brenda qeverisë portali TetovaSot. Këto zgjedhje erdhën si pasojë e dështimit të marrjes së datës për negociata me BE, ku Franca ishte kundër që Maqedonia e Veriut të merr datën bashkë me Shqipërinë.
Pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në, kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se do të propozoj që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai mes tjerash tha se reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdoj me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.
“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/