Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabaku: Deshtim personal i Rames bllokimi i negociatave

18/10/2019
Tabaku: Sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Dështim personal i Ramës”, Jorida Tabaku: Rruga për BE kalon nga dorëheqja e Ramës.

Pyetje: Si e komentoni vendimin e BE?

Jorida Tabaku: Do të kishte qenë shumë mirë për ne të kishim një PO, por ne duhet të zbatojmë disa kritere minimale. Kryeministrat europiane flasin se në Shqiëpri janë përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë. Nuk ka faj Europa pse grupet kriminale shqiptare, janë bërë problem në BE, pse këtu vidhen zgjedhjet, pse këtu vjedh qeveria dhe qytetarët largohen dhe kërkojnë azil. Rruga e integrimit është e lidhur në mënyrë të pashmnasghme me largimin e Ramës. Vetëm nëse largohet ai, mund të plotësoshe kushtet për të nisur bisedimet dhe mund të kthehet shpresa. Mund ti themi jo vjedhjes së zgjedhjeve dhe të vazhdojmë rrugën e integrimit.

Pyetje: Rama thotë se nuk janë 9 kushte, por janë 1 mijë kushte që duhen për integrimin.

Jorida Tabaku: Nuk dua të komentoj Ramën, por zoti Rama vjet festoi hapjen e negociatave, para dy javësh tha se Bundestagu nuk ka kushte dhe do të nisin bisedimet për kapitujt e negociatave, në 2016-ën Rama tha se do të hapen negociatat. Duhet të merremi me punë reale dhe jo me propagandë. Rama duhet të vendosë të parin prioritetin kombëtar për integrimin dhe jo të ketë prioritet pushtetin e tij personal. Sepse ai është pengesa kryesore për procesin. Nëse nuk do të ishte Rama, sot nuk do të ishim të përfshirë në dokumentin e Bundestagut si vend bazë për drogërat e forta, nuk do të përmendeshim nga OSBE ODIHR si vend që nuk ka më standard për zgjedhje të lira e të ndershme dhe nuk do të kishim kusht që të nisnin procedime penale për ata që kanë vjedhur zgjedhjet. Edi Rama duhet të merrte sot përgjegjësi.

Pyetje: A ndikon reforma e Bashkimit Euriopan?

Jorida Tabaku: Jo, sepse liderët europianë po flasin për Shqipërinë si një vend me kriminalitet, që prodhon krim, që nuk ka institucione të pavarura, që mungojnë gjykatat, mungojnë zgjedhjet e lira. Nuk është një çështje e politikës gjeostrategjike.

Pyetje: Ka një lajm të konfirmuar se kryeministri i Maqedonisë ka dhënë dorëheqjen. Keni një koment?

Jorida Tabaku: Dorëheqja e Zaev, është një akt prej shtetari. Shpresoj që Rama të reflektojë dhe të japë dorëheqjen. Duhet të jetë një sinjal shumë i mirë edhe për rrugën që duhet të ndjekë Edi Rama. E vetmja mënyrë është largimi i tij që Shqipëria të vazhdojë rrugën e Bashkimin Europian. Është në të mirë të Shqipërisë, që dokuemnti I Bundestagut me 9 kushtet të bëhet një udhërrëfyes për një qeveri të rë tranzitore, pa Edi Ramën që Shqipëria të sigurojë plotësimin e kushteve për në Bashkimin Europian dhe të zhvillojë zgjehdje të lira e të ndershme.

Tags: jorida tabaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.