Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Qeveria dështoi në mbledhjen e të ardhurave”, PD: Nga buxheti i shtetit do shkurtohen 30 milionë dollarë

18/10/2019
VIDEO/”Aksioni arbitrar ndaj bizneseve një dështim”, PD: Arkës së shtetit i mungojnë 80 milionë euro nga tatimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga selia blu, Dorian Teliti ka denoncuar aktin e fundit që qeveria pritet të kalojë në parlament. Sipas Telitit, dokumenti konfidencial në tavolinën e Ramës, do të vulosë dështimin e qeverisë në mbledhjen e të ardhurave, ndërsa të ardhurat nga tatimet e doganat do të jenë 90 – 100 milionë dollarë më pak të ardhura.

“Rama do miratojë një akt normativ që fsheh të vërtetën mbi dështimin e mbledhjes së të ardhurave, heq shpërblimet për pensionistët dhe ul ndjeshëm investimet”,-shprehet Teliti.

PD evidenton se me këtë akt normativ, Qeveria ka vendosur të shkurtojë nga buxheti me 30 milionë dollarë nga shpenzimet për investime publike, duke ulur ndër të tjera, investimet në sigurinë ushqimore, zhvillimin rural, ujësjellës kanalizime, arsim profesional dhe universitar, duke shkelur për të disatën herë premtimet ndaj studenteve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DREJTORI I KABINETIT DORIAN TELITI

Qeveria do të miratojë së shpejti në parlament aktin normativ që vulos dështimin e Edi Ramës me ekonominë edhe këtë vit. Me gjithë përpjekjet tinzare për të fshehur dështimin, të gjithë treguesit flasin për përkeqësimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit, për më pak punë, për më pak para në xhepat e shqiptarëve.

Akti normativ qeveritar:
1. Fsheh të vërtetën mbi dështimin e mbledhjes së të ardhurave.
2. Nuk parashikon shpërblime për pensionistët dhe të pamundurit.
3. Ul ndjeshëm investimet në projekte zhvillimore dhe infrastrukturë.
4. Braktis qëllimisht ish të përndjekurit.

Ecuria negative e mbledhjes së të ardhurave, ku vetëm nga tatimet dhe doganat në 8 muajt e parë, mungonin mbi 60 milion dollarë, do të vazhdojë të thellohet akoma edhe më shumë gjatë muajve të fundit të vitit. Edi Rama ka në tryezën e tij të punës një dokument konfidencial, ku parashikohet që, me ritmet aktuale, të ardhurat nga tatimet e doganat do të jenë 90 – 100 milionë dollarë më pak.

Akti normativ i qeverisë i ndan shqiptarët në qytetarë të dorës së parë dhe qytetarë të dorës së dytë.

Qeveria e Edi Ramës paguan me miliona oligarkët dhe klientët e vet, por nuk parashikon asnjë qindarkë për shpërblimin e fund vitit të pensionistëve dhe të familjeve në nevojë.

Kjo qeveri që erdhi në pushtet me mashtrimin e dëmshpërblimit të plotë të ish të përndjekurve politikë, i ka braktisur ata. Me vetëm 12 milionë dollarë për dëmshpërblimin financiar, kjo qeveri e ka zgjatur mbi dy dekada afatin për të shlyer plotësisht faturën financiare.

Qeveria e Edi Ramës paguan qindra milionë për PPP, por shkurton investimet publike që gjenerojnë mirëqenie. Me këtë akt normativ, Qeveria ka vendosur të shkurtojë nga buxheti me 30 milionë dollarë nga shpenzimet për investime publike, duke ulur ndër të tjera, investimet në sigurinë ushqimore, zhvillimin rural, ujësjellës kanalizime, arsim profesional dhe universitar, duke shkelur për të disatën herë premtimet ndaj studenteve.
Me moton të vjelim sa më shumë nga djersa e shqiptarëve e t’i bëjmë paratë e tyre “rrush e kumbulla” për t’u pasuruar me një grusht oligarkësh, kjo qeveri dëshmon çdo ditë kapitullimin e saj në politikat ekonomike dhe vulos rrënimin e shqiptarëve.

Partia Demokratike është e vetmja alternativë e besueshme qeverisëse! Me programin tonë që ka në bazë vullnetin e çeliktë për të siguruar konkurrencë të ndershme në treg dhe për të luftuar korrupsionin, ne do ta nxjerrim vendin nga kriza e besimit dhe e shpresës, do të rimëkëmbim ekonominë dhe do të punojmë për mirëqenien e çdo familjeje shqiptare.

K.B/DRONI.al

Tags: akti normativdeklarateDenoncimidorian telitiPDselia blu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.