Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha në konferencë për shtyp se nuk mund te zgjerohemi ne Ballkan pa reformuar veten.
“Janë bërë përparime, por ende nuk është bërë e gjithë puna e kërkuar. Ne si BE duhet të qartësojmë vizionin tonë për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Para se të vendosim për zgjerim, duhet të reformojmë veten. Nuk jemi gati për këtë ritëm zgjerimi.
Nuk e ndjejmë ende veten gati për të hapur derën, pavarësisht se e dimë që kishte shpresë të madhe te vendet që kanë bërë përparime. Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete”, deklaroi Macron.
Sipas Macron, nëse hapet dera tani dhe pastaj vendoset që të ndryshohen rregullat, vendet e reja të cilave u është hapur dera do të kërkojnë llogari pse po ndryshohen këto rregulla. Ne vijim ai tha se edhe reformat dhe zhvillimi jane ne dyshim. Kompanite e medha ndertojne kulla shumekateshe, por uknkaninvestime ne zhvillimin ekonomik, kulturor dhe arsim.
Kur u pyet se çfarë mesazhi po u jepet shqiptarëve me mosçeljen e negociatave, Macron u përgjigj: “Kemi një problem me azilantët shqiptarë dhe nuk kam si u shpjegoj qytetarëve të mi që po hapim negociatat me një vend ku kemi probleme me këtë çështje”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/