Lulzim Basha: Komisioni Evropian zbukuroi realitetin prej 3 vitesh

Lulzim Basha: Komisioni Evropian zbukuroi realitetin prej 3 vitesh

170
0
Shares

Basha tha se vendet e BE e kanë konsideruar prej tri vitesh të zbukuruar raportin e komisionit evropian dhe nuke konsiderojnë atë në të gjithë opinionet. Rama ia ka dalë të ecë me propogandë dhe ky është një tregues i nivelit të ulët të opinionit në Shqipëri. Bundestagu ka mekanizmin e vet të verifikimit.

Në vijim Basha tha se edhe qëndrimi I Makron ishte realist. Emigrimi nnga Shqipëria ishte më shumë se sa Siria që ishte në luftë.

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha sot në një konferencë për shtyp se ndien keqardhje për ditën e sotme. Nuk është ajo që kemi dëshiruar dhe shpresuar por do të ishte një gënjeshtër nëse themi se nuk e prisnim. Basha tha se kjo u paralajmërua nga kushtet gjermane se Shqipëria nuk mudn të merrte një vendim më pozitiv se ai por se mund të merrte një vendim më negative.

Basha tha se ne kemi lobuar shumë për të transformuar jo-në e tyre në një proces kushtëzimi me qeverinë gjermane dhe bundestagun. Ne siguruam nëj mazhorancë Brenda grupit CDU/CSU dhe u formulua një dokument shumë I rëndësishëm për negociatat.

Basha tha se arsyet për jo-në e negociatave janë shumë të qarta. Janë 9 kushte të Bundestagut që tregon se Shqipëria po shkon pas dhe jo para. 2 prej kushteve janë të bëjnë me arrestimin e personave që blenë vota. Kjo tregon se Rama vuri fatin e tij mbi fatin e shqiptarëve.

Rënia e negociatatve erdhi nga keqeverisja. Vendi po sundohet, tha Basha.

Pjese nga deklarata:

Basha: Në qeverinë e Ramës Shqipëria bëri hapa prapa. Kushtet u shtuan nga 5 në 9.

Dokumenti gjerman është udhërrëfyesi për hapjen e negociatave. Ne donim një rezultat ndryshe sot, por nuk prisnim më mirë sesa vendimi i Bundestagut për të marrë një Po pa kushte, siç mund të kishte marrë Maqedonia. Kushtet ishin 5, u bënë 7, u bënë 9, sepse Shqipëria po bën hapa prapa. Dy kushtet e reja të Bundestagut kanë të bëjnë me procedimin penal të personave për blerjen e votave dhe zgjedhje sipas një kodi të miratuar me konsensusin e forcave politike. Shkaku është se kryeministri aktual vuri fatin e tij, të kriminelëve dhe oligarkëve të tij mbi fatin europian të Shqipërisë.

Ka një përpjekje për ta shitur atë të sotmen si një përplasje mes vendeve të BE dhe jo si një keqqeverisje. Në këtë gjendje nuk ta hap askush derën e negociatave,. Këtë ta thotë edhe qytetari më i zakonshëm në fshatin më të largët, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet. Kjo është e vërteta.

1 orë e gjysëm që sapo kaloi ishte harxhimi më i madh i kohës për këdo që e ndoqi. Unë nuk pata nevojë, sepse e di çfarë propagandon. Sapo kam mbërritur ng Berlini me informacionet më të freskëta në lidhje me këto çështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY