Favore seksuale dhe 500 euro ryshfet, dënohet me burgim gjyqtari Roland Hysi

Favore seksuale dhe 500 euro ryshfet, dënohet me burgim gjyqtari Roland Hysi

136
0
Shares

Roland Hysi, gjykatësi i Gjykatës së Fierit, u shpall fajtor për korrupsion duke kërkuar favore seksuale nga një qytetare. Ai u dënua me 4,5 vite burgim nga Gjykata, por për shkak se çështja po trajtohej me gjykim të shkurtuar, ai do të kryejë 3 vite burgim.

Po ashtu, gjykata vendosi që Hysi të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite. Hysi akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Gjyqtari i Fierit u prangos pas publikimit të një video-përgjimi në një program investigativ ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale nga një palë në gjykim për një vendim në favor të saj.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY