Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Dekreti i Metës lajm i mirë për drejtësinë”, ish-ministri: Besnik Muçi nuk ka bërë kurrë kompromis

16/10/2019
“Dekreti i Metës lajm i mirë për drejtësinë”, ish-ministri: Besnik Muçi nuk ka bërë kurrë kompromis
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, ka reaguar pas dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për anëtarin e parë të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.

Në një postim në “Facebook”, Halimi shkruan se Muçi e ka arritur gjithçka vetë dhe se si prokuror u ka bërë ballë presionive dhe nuk ka bërë kurrë kompromis. Ai vlerëson arsimin e tij dhe thekson se e ka mëritur plotësisht këtë detyrë të rëndësishme.

Emërimi i Muçit është i pari nga radhët e gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses Vetingun, ndërsa ky dekretim i hap rruges ngërçit të krijuar me Kushtetuesen, ku kishte mbetur vetëm me një anëtar.

REAGIMI I ISH-MINISTRIT

Emërimi i Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese është lajm i mirë për drejtësinë

Prokurori Muçi nga sot është anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese që emërohet pas ndryshimeve Kushtetuese të 22 korrikut 2016. Ai e ka arritur vetë gjithçka në jetë. Vjen nga një familje e thjeshtë në periferi të Pogradecit, asnjëherë e përfshirë në aktivitete politike. Ndoqi studimet në Tiranë e pastaj Shkollën e Magjistraturës. Arsimim mbresëlënës me meritën e vet.

Si prokuror ka qenë i papërfolur kurrë në dijeninë time. Ka pasur vazhdimisht dosjet e zyrtarëve të qeverive në pushtet dhe u ka bërë ballë presioneve edhe pse qeveritë nuk e kanë pëlqyer kurrë se nuk bënte kompromis.

Si prokuror i krimeve të renda nuk ka dështuar në procese duke përballuar presionet e duke bërë një jetë të thjeshtë në Tiranë.

Emërimi i tij sot nga Presidenti është një vlerësim që nderon padyshim Institucionin, është një vlerësim i duhur për Besnikun që e ka merituar plotësisht këtë detyrë të rëndësishme.

Emërimi i Besnik Muçit është një vendim që duhet përshëndetur dhe një lajm i mirë për drejtësinë.

Tags: Besnik Mucieduard halimiish ministrireagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.