Disa persona janë plagosur si pasojë e një përleshje mes tyre në burgun e Rrogozhinës.
Gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja raporton se në përplasje janë përfshirë gjashtë të dënuar, ndërsa sherri ka nisur pasditen e stome në palestrën e burgut.
Të gjithë personat që u përfshinë në përplasje kanë marrë plagë, por më rëndë ndodhet i dënuari me mbiemrin Bajrami, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Po sipas burimeve, ka qenë i dënuari Endrit Goga së bashku me pesë persona të tjerë që kanë rrahur Bajramin, njofton shqiptarja.com
E ndërsa Bajrami është dërguar në Tiranë, të dënuarit e tjerë janë mjekuar brenda spitalit të burgut të Rrogozhinës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/