Me firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu janë bërë ndryshime në Policinë e Shkodrës, Beratit dhe Mirditës.
Shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Lorenc Meta është emëruar Zëvendës drejtor për hetimin e krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Skënder Hita, që ishte zëvendës drejtor në Shkodër është bërë zëvendës drejtor në Gjirokastër.
Ilir Dedja është emëruar shef i Komisariatit në Shkodër. Alfred Cenaj është vendosur shef i komisariatit Berat.
Më parë Cenaj mbante detyrën e shefit të komisariatit të Mirditës. Ermal Lulaj emërohet Shef Komisariati në Skrapar, ndërsa Naim Lala emërohet shef i komisariatit Mirditë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/