Policia fut ne pune nenin kunder protestave, 15 te arrestuar te unaza

Policia fut ne pune nenin kunder protestave, 15 te arrestuar te unaza

85
0
Shares

15 persona u shoqeruan për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re, mbrëmjen e sotme, 10 të arrestuar në flagrancë, njofton policia e Tiranes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit:

– R.M., 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– S.M., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– B.N., 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
– K.Y., 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;
– B.N., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– A.Th., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– A.M., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;
– K.B., 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– D.N., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– A.Sh., 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetasit: G.D., T.N., E.H., A.B. dhe Ç.M., nga Tirana.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në bllokimin e aksit rrugor.

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e keqpërdorimeve, por të protestojnë në mënyrë të ligjshme dhe në vende ku nuk pengohet qarkullimi i automjeteve.

Bllokimi i rrugës nuk do të tolerohet dhe personat përgjegjës do përballen me drejtësinë.

Policia e Shtetit garanton banorët e Unazës së Re dhe cilindo që do të protestojë, se është e gatshme dhe e angazhuar për të siguruar dhe garantuar çdo protestë të ligjshme që nuk bie ndesh në cēnimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY