Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KE i vendos 8 kushte Shqipërisë për të hapur negociatat

13/10/2019
KE i vendos 8 kushte Shqipërisë për të hapur negociatat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli Europian do të propozojë hapjen me kushte të negociatave me Shqipërinë. A2 CNN ka siguruar ekskluzivisht draft-konkluzionet e Këshillit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kushtet e vendosura në draftin paraprak ngjasojnë me ato të Berlinit zyrtar, përpara se te jepte “Po”-në në Bundestag.

Në thelb, kushtet lidhen me reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.

“Këshilli Europian vendos të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë:

1. Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
2. Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut.
3. Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral.
4. Ngritja dhe funksionimi i SPAK.
5. Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë.
6. Të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.
7. Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”.

Por ndërsa Shqipërisë i kërkohen të gjitha këto, Këshilli inkurajon klasën politike të zgjidhë ngërçin politik.

“Partitë e opozitës duhet të rindërtojnë në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës në BE dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik”, shkruhet në draftin e konkluzioneve të Këshillit, raporton A2 CNN.

Draft konkluzionet e Këshillit Europian flasin për hapje me kushte të negociatave me Shqipërinë, sipas  vendimit të Gjermanisë. Mbetet për të parë sa do bindet presidenti francez Emmanuel Macron. Merkel dhe Macron takohen sonte para takimit të ambasadorëve të vendeve të BE të hënë, ndërsa të martën është takimi në Luksemburg i ministrave të Jashtëm të Unionit.

Hezitimi i Francës kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka qenë i fortë gjatë gjithë javës. Macron ka folur për nevojën e rishikimit të metodologjisë së zgjerimit dhe në vitin 2020 të vendoset për dy vendet aspirante për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Merkel po reziston fort, ndërsa Holanda pret qëndrimin gjerman për të vendosur, po ashtu dhe Danimarka. Pritet çfarë do arrihet sot mes Merkel e Macron, sikundër dhe të martën në takimin e ministrave të jashtëm, që i paraprin atij të 17-18 tetorit kur pritet dhe vendimi final.

Tags: keshilli europiankushte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.