Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Nuk e di kë mbron, po trego të vërtetën”, flet kushërira e viktimës në Kavajë: Marsida ishte ish-e dashura e tij

12/10/2019
DETAJE/Njolla gjaku dhe rrëmujë në banesë, ish-i dashuri vritet pasi e gjen 31-vjeçaren me 3 meshkuj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ngjarja e 10 Tetorit vazhdon ende të marrë vëmendjen e mediave, kjo pasi në histori po hyjnë dhe personazhe të tjerë të cilët japin detaje lidhur me personat e perfshire ne krim.

Ne nje lidhje telefonike, ka folur kushërira e parë e viktimës nga krimi në Kavajë, Dritan  Haxhollit, e cila ben apel që ngjarja të zbardhet.

Ajo shprehet se informacionet për raportin mes kushëririt të saj dhe 30-vjeçares i kishte nga halla e saj, nëna e viktimës, pasi vetë nuk kishte komunikim me Dritanin prej shumë vitesh, ndërsa ka një apel për 30-vjeçaren nga Kavaja.

“Marsida nuk e di kë po mbron apo cfarë po mbron? Dakord Marsida! Ti duhet të tregosh të vërtetën” i bën apel Irida Koçi, ndërsa shton se i ka shkruar edhe në rrjetet sociale Marsida Qatjas që të tregojë të vërtetën që mes tyre ka pasur një histori dashurie.

Biseda e marre nga Shqiptarja.com:

Cfarë e keni Dritan Haxhollin?
Unë nuk jetoj në Shqipëri, por në Itali, por kam që dje që po ndjek lajmet dhe intervistat e vajzës që nuk e njoh dhe nuk kam asgjë kundër saj, por vura re është shumë kontradiktore.

Ju si e mësuat ngjarjen?
Më lajmëroi mamaja që jeton në Itali dhe u informova më pas përmes medias

Me kushëririn tuaj kishit kontakte?
Jo nuk kam pasur kontakte drejtpërdrejt me Dritanin prej shumë vitesh, por merrja informacione nga motra e tij dhe halla.

Po keni pasur informacione për lidhjen e tyre?
Nga informacionet që kam pasur, Marsida ishte ish-e dashura e tij.

Pra e kanë pasur një lidhje?
Po një lidhje sentimentale dhe e di informacionin nga mamja e Dritanit, që Marsida shkonte shpesh herë te shtëpia e Dritanit. Pra nuk është ashtu sikur e ka deklaruar ajo. Unë i shkrova edhe në Facebook, dhe më është përgjigjur që e kisha thjeshtë shok dhe kaq.

Prej sa kohësh ishte të lidhur dhe a vijonin të ishin bashkë?
Jo! Kohët e fundit, nuk dua të gaboj, por di që kanë pasur një histori bashkë

Me kë jetonte Dritani?
Ai jetonte me nënën e vet. Por nga ajo që unë di, ai shkonte gati cdo natë te shtëpia e këtij personi, Marsidës, kjo është e sigurt 1 milion përqind, kishin një raport sentimental bashkë dhe gjëra të tjera që nuk mund ti them në këtë momente.

Marsida përmendi një ngjarje në Greqi apo një vajzë që ka pasur probleme në Kavajë Dritani?
Jo nuk e di. Di që ka qenë dënuar në Greqi por pse nuk e di

Familjarët e Dirtanit si po e përjetojnë këtë ngjarje?
Është një ngjarje që prek këdo (qan) nuk është e drejtë të humbësh jetën në moshën 40-vjeçare, pavarësisht…

E kuptoj gjendjen tuaj emocionale, por po në lidhje me efektivin e burgjeve, ata njiheshin me Bledarin?
Jo nuk kam asnjë lloj informacioni, pasi kam vetëm informata nga familja dhe nuk kisha raport të drejtpërdrejt me Dritanin.

Cfarë mund të ketë ndodhur atë natë?
Këtë nuk e di dhe nuk mund ta imagjinoj, por mendoj se do të kenë qenë të gjithë në një status…Marsida ishte shumë kontradiktore. Marsida nëse je duke më dëgjuar tre të vërtetën, nuk duam të hakmerremi, por duam të vërtetën që të dalë. Po ta kërkoj si nënë, ti duhet të shkosh në prokurori dhe të tregosh të vërtetën. Është gjëja më e thjeshtë, pasi personi nuk mund të përgjigjet. Gjithsecili mund të japë informata edhe të rreme, pasi personi nuk jeton më.

Kjo ngjarje në Shqipëri ka marrë vëmendje të madhe, keni një apel për drejtësinë?
Unë i vetmi apel që i bëj është Marsidës, trego të vërtetën si ka rrjedhur ngjarja, e di vetëm ti, ti e di, nuk e di kë po mbron apo cfarë po mbron, dakord Marsida! Duhet të tregosh të vërtetën.

Tags: APELdritan haxholliE VERTETAKusheriraMarsida

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.