Hapja e negociatave/Rama: Nuk jam optimist për atë që do ndodhë javën...

Hapja e negociatave/Rama: Nuk jam optimist për atë që do ndodhë javën tjetër

86
0
Shares

Pavarësisht propagandës së vazhdueshme brenda vendit, Kryeministri Edi Rama nuk mund të dalë jashtë të vërtetës, teksa prononcohet per mediat e huaja.

Rama ka treguar zbehjen e entuziazmit lidhur me hapjen e dritës jeshile për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian më 18 tetor. Në një prononcim për gazetarin Daniel McLaughlin, të Irish Times, Rama nuk tregohet fare optimist.

Rama thotë: Nuk ka shumëçka që të jesh optimist me atë që po ndodh sot në Europë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit tim por jo për atë që do të ndodhë javën tjetër. 

Ndërsa Holanda, Danimarka dhe shtete të tjera duan që Shqipëria të bëjë më shumë për të luftuar grupet mafioze, Rama e pikturon vendin e tij si një viktimë e ndarjes brenda Bashkimit Europian  dhe debatit të drejtuar nga Franca për reformat që duhet të ndërmerren përpara zgjerimit të mëtejshëm.

Edhe Franca është skeptike e zgjerimit ndersa vende të tjera që e mbështesin procesin ndihen të frustruara me sjelljen që po mbahet ndaj vendeve kandidate.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY