Parandalohet krimi i rëndë në Golem, 64-vjeçari mori sëpatën të vriste të...

Parandalohet krimi i rëndë në Golem, 64-vjeçari mori sëpatën të vriste të moshuarin

107
0
Shares

Një 64-vjeçar nga Golemi u parandalua teksa kishte tentuar te vriste me sëpatë një person. Ngjarja ka ndodhur në Golem, ndërsa ndërhyrja e policisë bëri që të shmanget një ngjarje e rëndë kriminale.

“Në Golem, shtetas D. F., 64 vjeç, ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë shtetasin M. K., 68 vjeç, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë”, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY