Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/”Fasada Air Albania -Drejtori ekzekutiv është ish punonjës i Turkish Airline”

09/10/2019
DETAJE/”Fasada Air Albania -Drejtori ekzekutiv është ish punonjës i Turkish Airline”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të gjithë jemi njohur me “Air Albania”, e cila nga propaganda e Kryeministrit duket të jetë kryevepër, po pak kush i di çështjet e brendshme të saj.

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences pranë PD, ka nxjerrë të dhëna nga kompania ajrore, e cila sipas tyre, nuk rezulton si një linjë fluturimi e licencuar.

Në studimin dhe të dhënat që PD disponon, Migjeni është fasada e cila fsheh Turkish Airlines, ndërkohë që kjo e fundit jo vetëm që ka 49% të aksioneve.

“Jo vetëm që drejtori ekzekutiv i AirAlbania është ish punonjës i Turkish Airline; por gjithashtu Turkish zotëron edhe mirëmbajtjen, licencën dhe gjithçka tjetër. Kështu kryeministri ynë fryhet me miellin hua që ia ka marrë borxh Turqisë dhe që mund t’i hiqet nga duart në çdo çast”,-thuhet më tej në reagimin e departamentit.

REAGIMI I PLOTE

Përpara fundit të shtatorit kryeministri Rama u shpreh se shqiptarët do të udhëtojnë me AirAlbania Migjeni drejt Italisë me kosto më të lirë. E gjithë kjo propagandë ishte për të mbuluar dështimin spektakolar të çeljes së negociatave, por përtej gënjeshtrës banale të kryeministrit, ajo që duhet theksuar është mashtrimi që ai po i bën institucioneve ndërkombëtare në emër të Shqipërisë.

Siç e kemi thënë edhe më parë, AirAlbania e ka të pamundur që të udhëtojë nëpër Europë pa marrë liçencën TCO të lëshuar nga EASA (European Aviation Safety Agency), kjo licencë mund të merret vetëm nëse përmbushen disa kritere të forta të cilat nuk mund të shmangen. Sipas dokumenteve publike AirAlbania nuk rezulton si një linjë fluturimi e licencuar.

Në mungesë të licencës, në mungesë të standardeve minimale, kryeministri ka gjetur shpëtim tek një tjetër marifet. Ai ka kërkuar nga Turkish Airline (aksionare e AirAlbania) përdorimin e licencës, avionëve, stafit dhe ndoshta edhe karburantit (kjo në gjuhën teknike quhet “Wet-Lease”). Përmes kësaj lëvizje ai ka mundur t’i hedhë hi syve të shqiptarëve dhe institucioneve ndërkombëtare, shqiptarëve ua ka shitur këtë si “fluturimin e Migjenit” ndërsa ndërkombëtarëve u ka treguar kontratën që ka bërë me Turkish Airlines.

E vërteta pra, është se Migjeni është fasada e cila fsheh Turkish Airlines, ndërkohë që kjo e fundit jo vetëm që ka 49% të aksioneve, jo vetëm që drejtori ekzekutiv i AirAlbania është ish punonjës i Turkish Airline; por gjithashtu Turkish zotëron edhe mirëmbajtjen, licencën dhe gjithçka tjetër. Kështu kryeministri ynë fryhet me miellin hua që ia ka marrë borxh Turqisë dhe që mund t’i hiqet nga duart në çdo çast.

Tags: air albaniaantikorrupsiondepartamentiPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.