VIDEO/Ramush Haradinaj pas zgjedhjeve, ish-kryeministri pyetet për mundësinë e një koalicioni me...

VIDEO/Ramush Haradinaj pas zgjedhjeve, ish-kryeministri pyetet për mundësinë e një koalicioni me Kurtin

131
0
Shares

Ramush Haradinaj ka folur para mediave, duke reaguar keshtu zyrtarisht lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i koalicionit AAK-PSD u shprehën se e pranojnë rezultatin zgjedhor, ashtu siç është njoftuar nga KQZ.

“Nuk kërkojmë rinumërim, nuk e kontestojmë rezultatin zgjedhor, – theksoi Haradinaj.

Nëse ndonjë deputet ka vërejtje, e gëzon lirinë, por ne nuk kërkojmë rivotim as përmbysje të rezultatit, sepse mendojmë se është e padrejtë ta dëmtojmë në një ditë kaq të mirë, një proces kaq të mirë zgjedhor, një sukses kaq të madh të demokracisë siç u vërtetua në 6 tetor. E respektojmë. Qytetari nuk na e dha të drejtën të formojmë qeverinë, ia ka dhënë partive të tjera. Pra, i urojmë partitë për suksesin e arritur, edhe të parën, edhe të dytën, secilën parti”, – u shpreh ai.

I pyetur nëse do të hynte në një koalicion me Vetëvendosjen, Haradinaj ka thënë se dihet qëndrimi i tij për kreun e VV’së, Albin Kurtin. Ka thënë se ekziston mundësia që sovrani të zhgënjehet e të mashtrohet, duke e mohuar keshtu nje koalicion qeveritar.

Konferencë për media (drejtpërdrejt)

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mardi 8 octobre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY