Tre vjet pa të atin, vajza e ish-deputetit emocionon me fjalët: Sikur...

Tre vjet pa të atin, vajza e ish-deputetit emocionon me fjalët: Sikur të të përqafoja

168
0
Shares

3 vjet pas ndarjes nga jeta të pedagogut dhe ish-deputetit Gilman Bakalli, në studion e “Ftesë në 5” ishte e ftuar bashkëshortja e tij Irena, e cila jo vetëm ndau kujtime nga i shoqi, por foli edhe rreth “Trofeu Gilman 2019”, gara me biçikleta organizuar për nder të pasionit të tij.

Irena tregoi se nuk ka qenë aspak e lehtë për të dhe vajzat të mësohen pa prezencën e të atit, megjithatë ato janë përpjekur që të mos e mbajnë kokën mbrapa e kanë vazhduar të bëjnë realitet ëndrrat e dëshirat e tyre.
Një videomesazh surprizë erdhi nga një prej vajzave, Debora, e cila emocionoi me fjalët që do të donte t’ia thoshte të atit, nëse do e kishte për një minutë në jetë.

Sikur ai të kthehej në dimensionin tonë për një minutë, me kusht që një minutë tjetër të mundesha ta përqafoja pa i fol, do t’i thoja: “Je çdo ditë në mendimet e mia dhe jeton nëpërmjet meje. Kur lexoj më vjen në mendje se sa shumë ti bashkë me mamin jeni përpjekur ta bëni librin një objekt aq të dashur nga unë, e tash që ajo ditë ka ardh, e kuptoj pse edhe të kujtoj…” ishin këto disa nga fjalët që ajo përcolli nga Gjermania, aty ku edhe studion prej vitesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY