Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tentoi t’i largohej policisë në Shijak, pranga 40-vjeçarit të dënuar për vrasje

08/10/2019
Zbulohen emrat e 4 të arrestuarëve në Shkodër, sekuestrohen para, makina dhe armë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 40-vjeçar i dënuar me parë për vrasje ka përfunduar në pranga të policisë në qytetin e Shijakut, i cili qarkullonte me armë me vete mes të qytetit.

Mësohet se policia ka ndërhyrë për të kontrolluar automjetin e 40-vjeçarit,  G. B., banues në Shijak, i cili më pas ka braktisur makinën dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur menjëherë.

“Finalizohet operacioni policor “Magnum 2”. Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje.

Në pranga 40-vjeçari, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Durrës, në vijim të punës së tyre për rritjen e parametrave të sigurisë së komunitetit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me një automjet mbante armë zjarri me vete kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Magnum 2”.

Në kuadër të operacionit, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, u ngritën pika kontrolli grackë dhe u bë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin lëvizte personi i dyshuar.

Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar ndaluar automjetin, 40-vjeçari G. B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve  dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz.

Shtetasi G. B. është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje”, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.

Tags: aksionarrestDurrespolicia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

09/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.