Krijimi i SPAK e vë në “rrezik”, çfarë i kërkon Donika Prela...

Krijimi i SPAK e vë në “rrezik”, çfarë i kërkon Donika Prela Këshillit të Lartë të Prokurorisë

84
0
Shares

Donika Prela ka një kerkesë ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë, teksa i është drejtuar me një shkresë, përmbajtja e se cilës është mësuar vetëm sot. Ajo kërkon caktimin e saj në Prokurorinë e Përgjithshme.

Mësohet se shkresa është depozituar në KLP në ditët e para të tetorit, fakt që është konfirmuar edhe nga vetë ky institucion.

Aktualisht Donika Prela është drejtuese e komanduar e prokurorisë për Krime të Rënda, por me krijimin e SPAK, ky organ shkrihet, c’ka për Prelën do të thotë rikthim në Prokurorinë e Durrësit, aty edhe ku znj.Prela ka emërimin.

Mësohet sakaq se kërkesa po shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës e më pas KLP do të dalë me një vendim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY