Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROFIL/Albin Kurti, nga protestat e studentëve deri te pozita e Kryeministrit të Kosovës

07/10/2019
PROFIL/Albin Kurti, nga protestat e studentëve deri te pozita e Kryeministrit të Kosovës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sipas rezultateve deri tash nga qendrat e votimit, në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Në krye të saj është Albin Kurti, i cili siç e do rendi do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

E kur e kujtojmë Kurtin, kujtojmë sakrificat e tij ndër vite para se t’i duheshin 20 vite ta bindte popullin e Kosovës që ta zgjedhte në këtë pozitë.

Veprimtar aktiv politik për çështjen kombëtare dhe demokratizimin e ndërgjegjes shqiptare, Kurti është në krye të Vetëvendosjes që nga viti 2008.

Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviçit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.

Ai punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën “Drejtimet e reja” të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003.

Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe.

Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: “Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim”. Kur u dënua, ai tha: “Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj.” Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001.

Nga një 22 vjeçar aktivist, Albin Kurti e ka marrë së fundmi aprovimin për të qenë Kryeministër i Kosovës, me fitoren e Vetvëvendosjes në disa komuna në Kosovë./KultPlus.com

Tags: Albin KurtijetaKosovekryeministri i riShkrimvetevendosja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.