VIDEO/13-vjeçarja sajoi rrëmbimin në Tiranë, shokët tregojnë detaje: Adoleshentja kishte ditë që...

VIDEO/13-vjeçarja sajoi rrëmbimin në Tiranë, shokët tregojnë detaje: Adoleshentja kishte ditë që e ideonte

107
0
Shares

Vëmendja sërish qëndron mbi ngjarjan e ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet, ku një 13-vjeçare stisi gjithë ngjarjen sikur e kishin rrëmbyer.

Adoleshentja që sajoi marrjen e saj forcërisht, e kishte ideuar disa ditë më parë planin  e ikjes nga shtëpia, në shenjë hakmarrjeje ndaj prindërve. Shoqja e ngushtë, tregon për ABC News hap pas hapi se, çfarë ka ndodhur dhe se si u stis rrëmbimi. Shkak ishte mosdhënia e lejes dhe parave për të shkuar te ditëlindja e shoqes së adoleshentes.

Loja e vajzës 13-vjeçare që mendoi të hakmerrej vetëm ndaj prindërve të saj, u përjetua në përmasa të frikshme në opinionin publik. Kishte ditë që e mitura kërkonte leje dhe para për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë, por kishte marrë refuzimin e prerë nga familjarët.

Të bindur se bashkëmoshatarja e tyre nuk ka vepruar mirë, fëmijët tregojnë edhe kur folën në telefon me vajzën.Drejtoria e Policisë së Tiranës ka administruar dëshminë e vajzës së dhënë në prani të psikologes. E mitura i ka qëndruar deklarimit të saj se, gjithçka e ka bërë vetëm se ishte privuar  nga pjesa tjetër e shoqërisë për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY