FOTO/Kush është 60-vjeçari që humbi jetën në Fier, ishte këngëtar i Polifonisë...

FOTO/Kush është 60-vjeçari që humbi jetën në Fier, ishte këngëtar i Polifonisë dhe infermier

121
0
Shares

Siri Runaj është personi që humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit ku banonte.

Burime zyrtare konfirmojne ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier, mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve, bëhet me dije se Runaj ishte me profesion infermier, ndërsa thuhet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni në rrethana ende të paqarta.

Runaj ishte një emër i njohur në Fier, pasi përveçse infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme.

Gjithashtu, në profilin e tij në “Facebook” shihen edhe foto nga pjesëmarrja e 60-vjeçarit në Festivalin Folklorik të Polifonisë. Po ashtu viktima ka qenë edhe kryetar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY