“Së paku 8 vite burg nga drejtësia amerikane”, Berisha: 16 pyetjet shkatërrimtare...

“Së paku 8 vite burg nga drejtësia amerikane”, Berisha: 16 pyetjet shkatërrimtare që e damkosin Ramën

82
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është në qëndër të vëmendjes, kjo dhe pas dënimit të një shtetasi amerikane për foton e tij me ish-presidentin Obama.

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar disa here lidhur me kete çështje, duke i qëndruar deri në fund faktit se Edi Rama mund të dënohet me disa vite burg, nën tre akuza siç beson Berisha.

Berisha sot ka publikuar  edhe nje shkrim te Zerit te Amerikes, me 16 pyetjet qe i ishin bere nga gjykata amerikane Bilal Shehut, ne vitin 2016 per kete ndermjetesim, e qe sipas Berishes, te gjitha ato implikojne Edi Ramen.

Ish-kryeministri është i sigurt se bashkimi i dënimeve, sipas ekspertëve të shquar përfundon me 8 vite burg për Edi Ramën.

Postimi i Berishes 

Rama shkon si qeni ne vreshte! Se paku 8 vite burg nga drejtesia amerikane!
Shkaterrimtare 16 pyetjet e dretesise amerikane qe gozhdojne Bilal Hanemin.

Ashik Bilali dhe Bill Ageros ne pergjigjet e tyre te pyetjeve para gjykates amerikane damkosin perfundimisht Edvin Mafine

Cilido qe lexon 16 pyetjet e bera dje publike nga Zeri i Amerikes ka tashme te qarte si drita e diellit se prapa pageses prej 80000 $ per foton me ish presidentin Obama qendron vete Edi Rrena. Kete pohojne ne pergjigjet e tyre Ashik Billali qe shoqeroi Ramen si bashkeshorten e tij per foton me ish presidentin Obama dhe po kete deklaroi edhe Bill Ageros, i burgosuri i dyte per foton e Rames per shkak te shkeljes se rende te ligjit elektoral amerikan.

Me gjithe keto pohime nen betim te Ashik Bilalit dhe Ageros, Edi Rama mashtron duke deklaruar se: nuk eshte bere asnje pagese per foton me ishpresidentin Obama.

Keshtu qe Edi Ramen se shpejti do hetohet dhe gjykohet per:
– tre akuza te renda nga drejtesia amerikane dhe konkretisht:
1-Shkelje e rende e ligjit elektoral te SHBA qe ndalon financime nga shtetas te huaj denohet 3-5 vjet burg.
2-Mashtrim te drejtesise(perjury)denohet 4-6 vjet burg.
3-perdorimi i marteses fallco (fake marriage) per perfitime te paligjshme denohet 5-7 vjet burg.

Bashkimi i denimeve sipas eksperteve te shquar perfundon me
8 vite burg per Edvin Mafine

Ketu me poshte keni 16 pyetjet shkaterrimtare te drejtesise amerikane qe çojne Edvin Mafine 6 vite burg!

Fotoja me Obamën/ 16 pyetjet e Gjykatës Amerikane që implikojnë Edi Ramën
Pak ditë më parë një gjykatë në Shtetet e Bashkuara dënoi me 4 muaj burg 61 vjeçarin Ëilliam Argeros për kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama.
Avokati i zotit Argeros citohet të deklaruar gjatë procesit se klienti i tij kishte vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama, dhe se kandidati ishte Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë.

Më herët, një Gjykatë në New Jersey, dënoi në vitin 2017 me kusht, Bilal Shehun, i cili kishte blerë dhe biletat për të marrë pjesë në një takim të mbledhjes së fondeve më 8 tetor të vitit 2012, në San Francisco.

Po kjo gjykatë në 1 korrik të vitit 2016 i kishte bërë 16 pyetje Bilal Shehut, që sipas Zërit të Amerikës, ai u ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve ‘Po’.
Në këto pyetje del qartë fakti se paratë burimin e kanë nga Edi Rama edhe pse gjykata nuk e cilëson me emër, por me të ‘I Huaji 2’, pasi i ‘i Huaji 1’ duket se është shqiptari tjetër, Fatos Mucha, një mik i Edi Ramës, i cili ka bërë lidhjen me Bilal Shehun, pasi ai nuk dispononte dokumente të rregullta të shtetësisë amerikane.
Kronika e 1 Korrikut 2016 e Zërit të Amerikës, ditë kur është dënuar Bilal Shehu në SHBA:
Zëri i Amerikës ka mësuar se fondet prej 80 mijë dollarësh që përmenden në akuzën ndaj shtetasit Bilal Shehu janë me origjinë nga Shqipëria.
Sipas akuzës, personi në fjalë u përpoq të bëjë transferimin e këtyre fondeve për fushatën elektorale të presidentit Obama dhe për të futur në një takim elektoral një shtetas të huaj, i cili ndonëse nuk hyri dot, arriti të bëjë një fotografi me presidentin Obama.
Ja pyetjet që iu drejtuan në seancën gjyqësore shtetasit Bilal Shehu me banim në Paramus të Nju Xhersit, i cili pranoi fajësinë se kishte ndihmuar për të fshehur kontribute të huaja gjatë fushatës presidenciale të vitit 2012 në SHBA.

I akuzuari iu përgjigj pozitivisht të gjitha pyetjeve:
1. Gjatë, ose rreth muajit tetor 2012, në Distriktin e Nju Xhersit dhe gjetkë, a keni ndihmuar dhe nxitur me dijeninë dhe dëshirën tuaj individë të tjerë, duke përfshirë Shtetasin e Huaj 1, shtetas i Greqisë dhe Shtetasin e Huaj 2, për të kontribuar me rreth 80 mijë dollarë nga Personi i Huaj 1 dhe Kompania e Huaj 1 për një komision të përbashkët për mbledhje fondesh (më poshtë “Komisioni i Përbashkët për Mbledhje Fondesh”), i cili përfshinte komisionin e autorizuar të fushatës për Presidentin Obama?
2. Afërsisht gjatë muajit shtator 2012, a keni mësuar rreth një plani për të mundësuar Shtetasin e Huaj 2 që të merrte pjesë në një aktivitet fushate, që do të mbahej më 8 tetor 2012, në San Francisco të Kalifornisë (“Aktiviteti i San Franciscos për Mbledhje Fondesh”)?
3. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a mësuat gjithashtu se Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh do t’i jepeshin fonde prej rreth 80 mijë dollarë përpara 8 tetorit 2012, me qëllim që dy individë të merrnin pjesë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh në atë datë?
4. A mësuat gjithashtu se, për të hyrë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, një jo-shtetas që kërkon të marrë pjesë duhet të jetë i shoqëruar nga një shtetas amerikan?
5. A mësuat gjithashtu se, sipas ligjit amerikan, jo-shtetasi nuk mund të jetë burim i një kontributi prej rreth 80 mijë dollarësh, që do të thotë se e tërë shuma prej 80 mijë dollarësh duhet të dhurohet nga shtetasi amerikan, që shoqëron të ftuarin jo-shtetas?
6. A ratë dakord të merrnit pjesë bashkë me Shtetasin e Huaj 2 në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, për të mundësuar kështu hyrjen në Aktivitet të Shtetasit të Huaj 2 përmes statusit tuaj si shtetas amerikan?
7. A ratë dakord gjithashtu të shërbenit si kontribues i shumës prej 80 mijë dollarësh për Komisionit e Përbashkët për Mbledhje Fondesh, pra të pranonit fonde prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj, të cilat do t’ia jepnit pastaj Komisionit të Përbashkët, duke bërë që të dukej sikur ky ishte kontribut i juaji personal?
8. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a i dhatë një tjetër individi në SHBA emrin, datëlindjen dhe informacionin tuaj personal si dhe atë të gruas suaj, me dijeninë se këto informacione do t’i jepeshin Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh, në pritje të pjesëmarrjes suaj në Aktivitetin e San Franciscos?
9. A i dhatë të njëjtit individ informacionin e llogarisë suaj bankare, duke e ditur se ky do të përdorej për transferimin e rreth 80 mijë dollarëve, nga një burim i huaj tek llogaria juaj personale, që ju kishit rënë dakord t’ia kalonit pastaj Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?
10. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a morët një shumë prej rreth 80 mijë dollarësh, me transfertë elektronike, në llogarinë tuaj bankare në Nju Xhersi nga llogaria e Shtetasit të Huaj 1, duke e ditur se këto nuk ishin para që ju takonin dhe që ju do t’ia dorëzonit Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?
11. Në ose rreth datës 29 shtator 2012, ndërsa ishit në Nju Xhersi, a i përdorët ju dhe gruaja juaj këto 80 mijë dollarë për të blerë dy çeqe bankare në emrin tuaj dhe të gruas suaj për 70 mijë dhe 10 mijë dollarë?
12. A ia dërguat ju më pas këto çeqe Komisionit për Mbledhje Fondesh për të siguruar hyrjen në Aktivitetin e San Franciscos për veten dhe për Shtetasin e Huaj 2?
13. Në fillim të tetorit 2012, a shkuat ju me avion në San Francisco, ku shoqëruat Shtetasin e Huaj 2 në vendin ku do të mbahej Aktiviteti për Mbledhje Fondesh?
14. A iu mohua Shtetasit të Huaj 2 hyrja në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, por iu lejua të bënte fotografi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara?
15. Duke vënë në jetë këtë skemë, a vepruat ju me dijeninë dhe me dëshirën tuaj?
16. A jeni fajtor për akuzën e ngritur në Informacion?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY