Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Holanda mund te bllokoje hapjen e negociatave te Shqiperise me BE

29/09/2019
Holanda mund te bllokoje hapjen e negociatave te Shqiperise me BE
Share on FacebookShare on Whatsapp

Holanda pthote se do vendose sërish veton për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. 

Ministri i Jashtëm, Stef Blok, gjatë seancës në Komisionin për Çështjet Evropiane. Gjatë diskutimeve me deputetet ka thene se nuk do hapen negociatat me Shqiperine.

Blok ka theksuar se qëndrimi i vendit të tij do të jetë i ngjashëm me atë të mbajtur përpara verës, kur u theksua se nuk do të ketë negociata për Shqipërinë pa u plotësuar kushtet e qershorit të 2018.

Blok ka theksuar se Shkupi dhe Tirana duhet të trajtohen të ndara në këtë proces.

“Zgjerimi është sërish në agjendën e tetorit. Jam i lumtur t’u përgjigjem pyetjeve që më janë bërë, por nuk do të ketë surpriza, pasi qëndrimi është i njëjtë me atë që diskutuam përpara verës. Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur sepse janë dy vende të ndryshme me probleme të ndryshme dhe proges të ndryshëm. Unë tregova më herët se shkalla e progresit në Maqedoni është e madhe se në Shqipëri”, është shprehur ministri.

Sipas Blok, Shqipëria është një rast tjetër kur krahasohet me Maqedoninë.

“Unë mendoj se Shqipëria do të jetë në gjendje të hapë negociatat sa më shpejtë që të plotësojë kriteret. Por nuk është ende momenti”, ka deklaruar Blok, raporton Top Channel.

Në Komision ka patur debate edhe sa i përket faktit nëse Holanda do të jetë e vetme në qëndrimin bllokues ndaj Shqipërisë. Blok ka deklaruar se i takon secilit vend anëtar të japë mendimin e tij për zgjerimin.

“Herën e fundit që Këshilli vendosi për këtë (çështje) ishte përpara një viti dhe Holanda, Franca dhe Danimarka ishin shtetet që mbajtën këtë qëndrim. U takon shteteve që të tregojnë pozicionin e tyre”, ka thënë ministri holandez.

Në qershor të këtij viti, në Parlamentin e Holandës u votua një mocion që i kërkon qeverisë të bllokojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE për vitin 2019.

Vetë ministri Blok do të deklaronte se Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i parakohshëm.

Ai shtoi se Shqipëria nuk ka plotësuar kriterin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tags: blockHOLANDE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.