Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ZERI I AMERIKES/ Meta rrezon cdo mundesi se ka shkelur kushtetuten

28/09/2019
Ilir Meta: Mezi po pres të kthehem në Parlament!
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Zeri i Amerikes” ka komentiar sot raportin paraprak te komisionit te Venecias ne lidhje me shkarkimin e Presidentit Meta.

Në Shqipëri, një ditë pas publikimit të projekt-opinioninit të Komisionit të Venecias, sipas të cilit presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat duke shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, Kreu i Shtetit deklaroi se i qëndron besnik vendimeve të tij.

Në një deklaratë për televizionin Ora News, zoti Meta tha se do të ketë një përgjigje zyrtare duke nënvizuar megjithatë se ai ka bërë “zero shkelje të Kushtetutës dhe se i ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer Kushtetutës dhe pluralizimit politik.. të drejtës së zgjedhjes sipas vetë Këshillit të Europës, Konventes Europaine të të drejtave të Njeriut, sipas detyrimeve të pashmangshme që burojnë nga marrëveshja e Shqipërisë me BE për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, edhe sipas vetë vendimit të qartë që ka marrë Gjykata e Strasburgut për të sqaruar se zgjedhje nuk do të thotë procedurë dhe proces mekanik votimi, pra pa alternativë, por do të thotë mundësi për të ndikuar, për të zgjedhur, zgjedhje në kuptimin substancial”

Por në opinionin e tyre ekspertët e Komisionit të Venecias kanë një mendim qartësisht të kundërt, ndërsa pas një analize të detajuar ligjore, arrijnë në përfundimin se “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës, fillimisht duke i anulluar zgjedhjet lokale, e më pas duke i shtyrë ato”, theksohet në dokument.

Në draft opinionin e Komisionit “anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata të jashtëzakonshme nuk u ndoqën në këtë rast. Nuk pati as një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad-hoc”.

Në dokument theksohet edhe se “anulimi i zgjedhjeve gjithashtu prek të drejtat zgjedhore të njohura nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut… Mungesa e një baze ligjore dhe e alternativave në dispozicion (shtyrja e zgjedhjeve për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas nenit 170 të Kushtetutës, ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat zgjedhore, jo proporcionale”.

Ata i kanë dhënë përgjigje dhe pretendimit të Presidentit se mbrojti pluralizimin politik duke anulluar zgjedhje në të cilat nuk merrnin pjesë forcat kryesore të opozitës. Sipas ekspertëve të Komisionit të Venecias “bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit nuk mund të pengojë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të penguar plotësisht çdo zgjedhje”, theksohet në projekt opinion.

Edhe për rastin e Gjykatës së Strasburgut, të përmendur edhe sot nga presidenti Ilir Meta, ekspertt e Komisionit të Venecias kanë bërë të qartë se “rrethanat mbizotëruese të këtij rasti ishin krejt të ndryshme nga ato në Shqipëri”, nënvizohet në opinionin, i cili nga ana tjetër vlerëson se pavarësisht se presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetutese “nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij”.

Vendimi i Komisionit të Venecias pritet më 11 Tetor, por zoti Meta u shfaq sot mospërfillës ndërsa u shpreh se “nuk ekziston data 11. Data 11 ekziston për ata që duan të zgjasin krizën, ta thellojnë atë dhe që duan të mbulojnë shumë probleme të tjera”, deklaroi presidenti shqiptar. Të gjithë atyre që në 24 orët e fundit i kanë kujtuar atij deklaratën e bërë gjatë një interviste në Syri.net sipas të cilës nuk do të qëndronte në detyrë nëse Komisioni i Venecias do të gjente shkelje të Kushtetutës nga ana e tij, ai sot ju përgjigj duke përsëritur një tjetër premtim, se do të qëndronte në zyrë deri më 24 korrik të vitit 2022, kur dhe i mbaron mandati. Voa

Tags: Komisioni i venecias per metenZeri i AMERIKES

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026
“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026
“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.