Raporti paraprak/Vasili: Faqen e zezë të 30 qershorit monist nuk ka Venecia...

Raporti paraprak/Vasili: Faqen e zezë të 30 qershorit monist nuk ka Venecia që e lan

102
0
Shares

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar shkurt pas publikimit të raportit paraprak të Komisionit të Venecias. Kujtojmë që ky raport iu dorëzua mbrëmjen e djeshme Presidencës dhe Parlamentit.

Vasili në një postim në Facebook shkruan se zgjedhjet mund t’i gjykojë vetëm OSBE/ODIHR dhe askush tjetër.

“Ka vetem nje Gjykate per zgjedhjet,qe eshte OSBE ODIHR! Faqen e zeze te 30 qershorit monist nuk ka Venecia dhe zhake qe e lan”, është ky reagimi i Vasilit.

Komisioni hartoi raportin, pas hetimeve ndaj presidentit Meta, lidhur me çdekretimin e datës 30 Qershor. Në një raport 19 faqësh, Venecia shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që jep Kushtetuta, por nuk mund të shkarkohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY