Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbështet Donald Trump, kush është shqiptari që kandidon për Asamblenë e New York-ut

28/09/2019
Mbështet Donald Trump, kush është shqiptari që kandidon për Asamblenë e New York-ut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Marko Kepi, një nga veprimtarët më të njohur të rinj, në komunitetin shqiptaro-amerikan do të kandidojë për Asamblenë e Shtetit në New York, dhomën e ulët të pushtetit legjislativ.

Shpallja zyrtare e kandidimit dhe nisja e fushatës është caktuar për në 29 shtator, në mesditë. Të interesuarit janë të ftuar në adresën: 1196 Hylan Boulevard Staten Island NY 10306.Organizatorët shpresojnë për një pjesëmarrje të madhe të komunitetit.

Ndonëse, Kepi e ka mbajtur fillimisht të fshehtë lajmin e kandidimit, duke i ftuar mbështetësit e tij që të mblidhen për një komunikim me rëndësi, vendimi është zbuluar pas një takimi përgatitor aktivistësh të komunitetit, në 8 shtator.

Aty Kepi ka shpallur planet e tij për të kërkuar kandidimin në emër të Partisë Republikane. Nëse fiton në garën brenda partisë, Kepi do të mund të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020, që është veç të tjerash edhe viti i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Marko Kepi është shquar në komunitetin shqiptaro-amerikan sidomos për organizimin e suksesshëm dhe masiv të segmentit shqiptar në Paradën e përvitshme të Fondacionit të Emigrantëve në New York. E etiketuar si Parada Shqiptare, pjesa kuq e zi e këtij marshimi është bërë ngjarja më masive e komunitetit shqiptar në dekadën e fundit.

Një det kuqezi që përmbyt Avenune e Gjashtë, me muzikë, valle, e krenari shqiptare.
Në politikën amerikane, Kepi është dalluar si mbështetës i Presidentit Donald Trump. Ai është ftuar në një rast nga CNN bashkë me një grup votuesish që ende mbështesin presidentin për të shpjeguar për Amerikën arsyet e përkrahjes së tyre.

Në politikën lokale, ai ka punuar në vite me ish-Senatorin e Shtetit, Marty Golden, në Brooklyn.

Në komunitetin shqiptar është aktiv me Federatën Vatra dhe Ligën Qytetare të ish-kongresistit Joe DioGuardi.

Në New York përkrahësit e presidentit Trump janë një pakicë, po Staten Island ka qenë tradicionalisht, në shumë kuptime, “një ishull republikan”.

Shqiptaro-amerikani po kandidon në distriktin 64 të Asamblesë së New York-ut, që përfshin edhe një pjesë në Brooklyn. Gjatë dekadës së fundi, ky distrikt është përfaqësuar në Albany, nga greko-amerikanja Nicole Malliotakis.

Nëse fiton Marko Kepi do të bëhej shqiptaro-amerikani i dytë i zgjedhur në këtë Asamble, pas Mark Gjonajt. Ky i fundit është sot anëtar i Këshillit Bashkiak, pas dy mandateve të suksesshme në Asamble.

Distrkti i Asamblesë është pjesë e zonës së kongresistit të ri demokrat Max Rose, që fitoi duke përfituar nga një përçarje e fortë mes Republikanëve të zonës. Gara ku do të përfshihet Kepi është interesante përtej interesave lokale dhe do të koinçidojë me beteja më të mëdha zgjedhore amerikane.

Në këtë garë, Marko Kepi sjell me vete historinë klasike amerikane të djalit emigrant, në këtë rast nga një familjeje nga Shqipëria “e largët”, që e fillon jetën nga asgjëja dhe ngjit shkallët e suksesit në sajë të lirisë dhe demokracinë amerikane. Qysh në moshë të re, ai ka dëshmuar një interes dhe pasion të madh për politikën.

Në krye të “Paradës Shqiptare”, ai ka shfrytëzuar suksesin e madh të organizimit të komunitetit për të , ai ka shfrytëzuar suksesin e madh të organizimit të komunitetit për të çuar përpara kauza shqiptare të lëna mënjanë, si ajo e Çamërisë.

Shqiptaro-amerikanët janë një komunitet me prani të madhe në Staten Island, si dhe kanë një traditë që mbështesin kandidatët me origjinë shqiptare në politikë. Kepi ka arsye të besojë se mund të ecë së shpejti në gjurmët e Mark Gjonajt.

Detaje më të qarta do të fillojnë të dalin duke filluar me 29 shtatorin. Suksese kandidatit më të ri shqiptar në Amerikë!

/ Gazeta Illyria

Tags: Asamblenew yorkpjesemarrjeshiptari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.