“E damkosi si puçist”, Berisha komenton raportin e Venecias: Tregoi se Rama...

“E damkosi si puçist”, Berisha komenton raportin e Venecias: Tregoi se Rama po kryen grusht shteti

104
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar draftin e Komisionit të Venecias lidhur me faktin nëse presidenti e ka shkelur Kushtetutën apo jo. Ish-kryeministri shkruan në faqen e tij në Facebook se Rama po bën grusht shteti.

Edvin Mafia po kryen grusht shteti! Miq, Komisioni i Venecias ka damkosur si puçist Edvin Mafine dhe narkoparlamentin e tij. Ne opinionin e tij te publikuar sot ky Komision konkludon se: “nuk ka baza per shkarkimin e presidentit”! Kjo do te thote se Edvin Mafia po kryen grusht shteti”,-shkruan Berisha.

Komisioni hartoi raportin, pas hetimeve ndaj presidentit Meta, lidhur me çdekretimin e datës 30 Qershor. Në një raport 19 faqësh, Venecia shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që jep Kushtetuta, por nuk mund të shkarkohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY