Grekët gjetën drogën në kontenierët e nisur për Durrës por nuk dekonspiruan...

Grekët gjetën drogën në kontenierët e nisur për Durrës por nuk dekonspiruan operacionin

199
0
Shares

Rreth 45 kg kokainë e destinuar për portin shqiptar të Durrësit, u gjet e fshehur në dy kontejnerë në portin e Pireut, bëjnë të ditur mediat greke.

Sipas tyre, pasi u identifikuan dy kontejnerë, janë kontaktuar autoritetet shqiptare ndërkohë që nuk u publikua gjetja e drogës dhe autoritetet shqiptare do të vëzhgonin përmbajtjen e kontenierëve deri sa të kishte interesim për ta.

Kontejnerët janë nisur me anije për në portin e Durrësit më 14 shtator dhe kanë mbërritur tri ditë më vonë dhe janë vendosur nën mbikëqyrje të autoriteteve shqiptare.

Më 20 shtator, sipas autoriteteve shqiptare, tre persona iu afruan një kontejneri në Durrës dhe kur kuptuan se po monitoroheshin, u përpoqën të shpëtonin. Njëri prej tyre u arrestua dhe dy të tjerët u identifikuan dhe janë në kërkim.

Dogana e Pireut u njoftua dje nga kreu i autoriteteve shqiptare se çështja po vazhdon dhe të paktën katër persona janë të përfshirë.

Një kontejnerë i dytë mbetet nën vëzhgim në portin e Durrësit.

Kontenierët ishin nisur nga Ekuadori ngarkuar me banane, më pas është ndalur në Portin e Pireut për të mbërritur më pas në Durrës.  Operacioni do të finalizohet nesër ku dhe do të hapen dy konteinerët. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY