Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DW/ Rrjeta e kushteve para konferences se pare dhe dyte te anetaresimit

24/09/2019
SHËNIM/Edi Rama lider botëror  dhe pse “..nuk duam të bëhemi si Zvicra “
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grupet parlamentare CDU/CSU dhe SPD miratuan sot dokumentin që i jep dritën e gjelbër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deputetët gjermanë megjithatë kanë vënë disa kushte shtesë për Shqipërinë, të cilat i kanë ndarë në dy etapa. 2 syresh duhen plotësuar para konferencës së parë të anëtarësimit dhe 7 të tjera para se të fillojë konferenca e dytë, respektivisht hapja e kapitujve të parë (23 dhe 24).

 

Dy kushtet e vendosura nga Bundestagu para se të fillojë konferenca e parë e anëtarësimit, e cila pritet të jetë nga pranvera e vitit te ardhshëm janë funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe miratimi i reformës zgjedhore. Sipas deputetëve, ligji i ri zgjedhor duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore dhe të bazohet në rezultatet e Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore.

 

“Përpunimi i draftit të hartuar aty duhet të bëhet në një dialog të hapur duke përfshirë të gjitha forcat politike, siç rekomandohet në raportin e ODIHR-it të datës 5 shtator 2019”, – thuhet ndër të tjera në dokumentin që e ka ekskluzivisht DW.

Para se të fillojë konferenca e dytë e anëtarësimit, gjegjësisht, para se të hapen dy kapitujt e parë, të negociatave, deputetët kërkojnë nga qeveria federale që të ketë konstatuar përmbushjen e këtyre kushteve nga ana e Shqipërisë:

– zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore

– fillim i procedurave penale kundër gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët në procesin e Vetting-ut janë akuzuar për sjellje të dënueshme penalisht.

– fillimi i procedurave nga prokuroria dhe eventualisht gjyqësori kundër atyre që kanë pasur lidhje me blerjen e votave si dhe ecuri serioze dhe të shpejtë të proceseve.
– ngritja e strukturës speciale për luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe vënia në punë e saj.
– suksese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe nisjen përfundimin e proceseve të para gjyqësore kundër zyrtarëve dhe politikanëve të rangut të lartë.” Këtu hyjnë hetime pro-aktive, eventualisht ndjekje dhe dënime penale në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në dokument.

– përparime të prekshme në reformën administrative, duke përfshirë verifikimin e punësimit të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, duke mbajtur parasysh edhe kritikat për parregullsi.

– një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Nëse vendoset mbajta e zgjedhjeve të reja lokale, ato duhet të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor.

Sipas burimeve të para nga qarqet e CDU/CSU , dokumenti u miratua me shumicë të madhe votash. Vetëm 28 deputetë kishin qenë kundër, 4 abstenuan, nga 246 deputetë që ka gjithsej grupi parlamentar më i madh në Gjermani. Grupi parlamentar socialdemokrat e kishte miratuar më parë të njëjtin dokument me shumicë të madhe votash.

Të enjten në mbrëmje dokumenti pritet të miratohet në Bundestag pas një debati 45 minutash. E vetmja parti që pritet të jetë kundër çeljes së negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor është grupi parlamentar opozitar i Alternativës për Gjermaninë (AfD). Partitë e tjera opozitare, Të Gjelbrit, dhe liberalët e FDP-së pritet të thonë po, ndërsa e Majta është ende e lëkundur, por anon nga PO-ja. /DW

Tags: hapja e negociatave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.