Gazetari qe beri lajmin te Syri telefonoi dhe familjen te linin shtepine

Gazetari qe beri lajmin te Syri telefonoi dhe familjen te linin shtepine

114
0
Shares

Gazetari qe shkroi lajmin te Syri, Aurel Rakipllari, ka telefonuar edhe familjen qe te linin shtepine nderkohe qe te njejten gje ka bere edhe vete me koleget e tij duke lene zyren ne 23.30.

Ne nje shkrim te sapobotuar ai kerkon falje per shqetesimin qe ka sjelle nderkohe qe peebuz akuzat e ministrit te Brendshem per gjoja pagese per te ngjallur panik.

Me poshte shkrimi i plote i gazetarit Rakipllari:

Për herë të parë në jetën time, mu desh që prej orës 23.30 të mbrëmjes së 22 shtatorit deri mëngjesin e sotëm në ambjentet e drejtorisë vendore të Policisë Tiranë lidhur me lajmin e parashikimit të një tërmeti të fuqishëm që do të godiste vendin.

Fillimisht dua ti kerkoj falje cdo shqiptari per momentet e frikes dhe ankthit shkaktuar nga nje lajm jodashakeqes por i nxitur nga lajme ne portale dhe ankthi i nje termeti qe sapo kishim kaluar.

Nese lajmi do te ishte i stisur dhe i sponsorizuar per te perhapur panik, sic po mundohet ta shese politikisht qeveria, mediat prane saj dhe policia, nuk do te njoftoja fillimisht familjen time qe te merrnin masa apo edhe vete ne gazetaret te linim per disa minuta redaksine (gjithcka lehtesisht e verifikueshme nga telefoni tashme nen sekuestrim policor). edhe pse nje gabim profesional, i rende, personal i imi, lajmi nuk ka synuar aspak perhapjen e panikut, por nje nxitim nga ankthi dhe frika e termeteve te shpeshte dhe nje paralajmerim per marrjen paraprake te masave. Edhe nje falje, perfshire ketu edhe tim bir, 16 muajsh.

Se dyti, sa i perket lajmeve se cdo gje ka qene e planifikuar, ndersa une kam qene i nxitur prej te tjere personash, eshte trillim dhe synim per ti dhene nje gabimi tim personal, nxitur nga lajme pararendese ne nje media te njohur prane qeverise, synon thjesht ti jape ngjarjes ngjyrime politike. Gje e vertetuar edhe dje nga drejtuese te policise, qe bertisnin ne DVP Tirane “ju ka thene partia”…

Portali Syri.net, pjese e te cilit jam prej disa muajsh, e ka vertetuar se nuk i nevojitet nje “fake news” per te rritur lexueshmerine. Kjo sic duket i djeg kryeministrit, i cili do te shperndante lajmin ne fjale dhe te frymezonte kreret me te larte te policise te ndermerrnin bastisjen e redaksise dhw ndalimin tim e te kolegeve te mi, ne kerkim te “kompllotit armiqesor”.

Ke ndaloi policia pas lajmit se ne nje prej protestave te opozites, persona te nxjerre nga burgu, do kryenin vrasje?

Po nga Topi, qe fshihu menjehere lajmin, kush u ndalua apo arrestua?

Sigurisht, qe qeveris nuk mund te gjente nje rast te arte per te goditur nje prej mediave te vetme opozitare dhe te terhiqte vemendjen nga zullumet e saj, te njepasnjeshme e te publikuara pa censure nga Syri.net.

Edhe nje here ndjese kujtdo qe mbremjen e djeshme iu desh ta kalonte jashte, ndjese edhe portalit Syri.net, qe po perballet me sulme te shumta per shkak te nje shkrimi, e perseris, merrte shkak nga lajme te publikuara me heret ne portale te tjera, e qe nuk kishte asnje synim tjeter.

Nese duan te terheqin vemendjen me kompllote, per te cilat eterit e tyre politike, vite me pare, hanin kokat e njeri-tjetrit dhe te shqiptareve te pafajshem.

Une rriedh nga dy familje, qe kane bere vite te tera burg dhe internim, madje edhe jane varur e pushkatuar nen akuzen e “Agjitacionit e Propagandes”, ndaj edhe per veten, nje denim i tille nuk do te me habiste.

Une vazhdoj te jem opozitar, jo ndaj kryeministrit personalisht, por ndaj keqqeverisjes, e cila perhap panik cdo dite duke larguar nga vendi qindra mijera shqiptare.

Sa per Syri.net, portali me i madh ne treg, vazhdoni ta lexoni, si dritarja e vetme e se vertetes ne nje kohe censure totale. Nje lajm jodashakeqes nuk e zbeh punen e nje stafi te terea qe prej vitesh ka vetem nje mision “te verteten”.

Faleminderit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY