FOTO/”Evropa gati t’iu ndihmojë”, reagimi dhe mesazhi i Presidentit të PE...

FOTO/”Evropa gati t’iu ndihmojë”, reagimi dhe mesazhi i Presidentit të PE për Shqipërinë

111
0
Shares

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka reaguar me një mesazh pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8, që tronditi Shqipërinë pasditen e së shtunës, dhe që vijon ende me goditje më të vogla.

Përmes nje postimi  solidarizues në “Twitter”, numri një i PE shprehet se është në mbështetje të popullit shqiptar dhe atyre që janë lënduar apo kanë humbur banesat e tyre nga tronditja e fortë.

“Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me popullin shqiptar. Mendimet tona janë me ato që janë lënduar ose kanë humbur shtëpitë e tyre. Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, shkruan Presidenti i PE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY