“Do paguhesha nga Salianji”/ Fredi Alizoti del ‘blof’, deklaratat e tij në...

“Do paguhesha nga Salianji”/ Fredi Alizoti del ‘blof’, deklaratat e tij në kundërshtim me njera-tjetrën

127
0
Shares
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar për deklaratat e fundit të Fredi Alizotit, ku ai shprehet se është paguar nga ai.
Salianji radhit gënjeshtrat Alizotit, gënjeshtra të cilat bien ndesh me ato që ai ka deklaruar.
Deklarata të kundërta të nxjerra nga avokati.
SEANCA:
1. FREDI ALIZOTI GËNJEN PË KOHËN E KRYERJES SË PËRGJIMIT NGA ALBERT VELIU ME AGRON XHAFAJ, I CILI, SIÇ DËSHMOJNË DOKUMENTAT NGA PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA, ËSHTË KRYER NË TETOR. 

Fredi Alizoti: Nga fillimi i janarit e vendosëm. Realizimin e detyrës e kishte marrë ai (Albert Veliu) përsipër, po kishte frikë ta bënte me njerëzit e gruas, se mos i dilnin llafe në Vlorë, e merrte vesh Agroni dhe e vriste. 

2. FREDI ALIZOTI GËNJEN PËR NJOHJEN MES AGRON XHAFËS DHE ALBERT VELIUT. TABULATET TELEFONIKE DHE DESHMIA E AGRON XHAFAJT PROVOJNË NJOHJEN MES TYRE

Avokat Ledio Braho: A njihej realisht Albert Veliu me Agron Xhafën?

Fredi Alizoti: Jo, me sa di unë vetëm numrin e telefonit i kishte, nuk kishte lidhje.

3. FREDI ALIZOTI GËNJEN PËR TAKIMIN. NUK KA PATUR KURRË KONTAKT ME SALIANJIN APO GAZMENT BARDHIN.

Avokat Ledio Braho: E ke takuar ndonjehere Ervin Salianjin? Ne çfare kushtesh jeni takuar dhe ka pasur bisede mes jush? Pra nuk te ka thene gje per 200,000€?

Fredi Alizoti: E kam takuar te Partia Demokratike, ka qënë së bashku me Gazment Bardhin, thjesht ça bën si kalove, si i ke nga shtëpia. S’kemi biseduar ndonjë herë për lekët, s’më ka thënë asgjë. 

4. KUNDËRTHËNIE E FREDI ALIZOTIT ME DEKLARATËN PËR NJOHJEN ME ERVIN SALIANJIN.

Avokat Ledio Braho: Personalisht a ke biseduar ndonjehere me Salianjin qofte dhe me telefon? Nese ke telefonuar Taulant Ballen, si eshte e mundur qe nuk e ke telefonuar asnjehere Salianjin qe supozohet qe ishte dhe ne borxh kundrejt teje e për më tepër nuk rezulton që të kesh kërkuar as numrin e tij të telefonit?

Fredi Alizoti: E kam telefonuar, po nuk ma ka hapur.

Avokat Ledio Braho: Pas regjistrimit të bisedës, çfarë verpimesh keni kryer? I bie ka qenë data 16 janar 2018sipas jush. Rreth çfarë ore keni shkuar tek selia e PD që Albert Veliu ka takuar Ervin Salianjin?

Fredi Alizoti: Kam ardhur në Tiranë, po nuk e mbaj mend mirë, nga mbasditja, dhe kemi shkuar në selinë e PD. Unë kam ndenjur në lokalin e PD. Unë personalisht s’e kam takuar ndonjëherë Ervin Salianjin. (Ka përplasje me deklarimet e mëparshme ku kadeklaruar që atë ditë ai ka shkuar në Fier, kurse Albert Veliu ka qendruar në Vlorë)

5. GJYKATA NUK LEJON FREDI ALIZOTIN TË PËRGJIGJET PËR TAULANT BALLËNDHE DISA EPISODE TË TJERA PËR NJOHJEN ME BALLËN.

Avokat Ledio Braho: Si ka mundësi që ju nuk keni kërkuar paratë në Janar kur pretendoni se bëtë regjistrimin? Si ka mundësi që s’ka asnje kontakt mes jush dhe PD gjatë kësaj periudhe por vetem pasi ke telefonuar nr e Taulant Ballës ke folur ne cel për “aktrimin”?”

Gjykatësi nuk lejon Fredi Alizotin të përgjigjet.

Avokat Ledio Braho:  Nese emrin e Taulant Balles e permendje vetem per te vene ne levizje perfaqesuesit e PD per marre shumen e premtuar, pse e ke kerkuar numrin e Taulantit dhe pse e ke marre dhjetra here ne telefon perpara takimit ne seline e PD ku dhe je regjistruar duke pranuar qe kishe marre para nga Taulant Balla?

Fredi Alizoti: E kërkova numrin e Taulant Ballës për mbrojtje se ndjehesha i rrezikuar, vetëm ai më shkoi në mend.

Avokat Ledio Braho: Deri ne momentin qe bere telefonaten te 129 kur dhe u rrefeve per rolin si aktor ne audiopergjim, ka pasur persona te tjere qe kane qene ne dijeni te ketij fakti?

Fredi Alizoti:  Asnjeri, përveç shokut tim nga Elbasani që e përmenda dhe në seancën e kaluar (personi ështëÇelik Biba, që sipas Alizotit, ka qEnë dhe ndërmjetesi me Ballën) 

PËRGJIGJE TË TJERA INTERESANTE NGA SEANCA GJYQËSORE

Avokat Ledio Braho: Pasi audiopergjimi u be publik, ishit kurioz per te ndjekur ecurine e fatit te Agron Xhafes e vellait te tij Fatmir Xhafa dhe vete ceshtjes se audiopergjimit ne pergjithesi? Kryeministrin Edi Rama (ne daten 16.05.2018) e keni degjuar kur beri deklaraten se zeri tjeter nuk ishte ai i Agron Xhafes, por i nje aktori? 

Fredi Alizoti:  S’e kam dëgjuar fare, me tetë klasë shkollë jam unë. 

Avokat Ledio Braho:   Cili eshte shefi i madh qe ke takuar ti dhe kerkoje ta takoje serish?

Fredi Alizoti: Për Ardi Veliun e kisha, drejtorin e përgjithshëm.

 

Avokat Ledio Braho: Ti ke deklaruar me zë dhe me figurë se në një moment të ka marrë me makinë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe të ka dërguar te një kafë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda ku je takuar me Taulant Ballën, vendndodhje kjo që përputhet edhe me vendbanimin e Taulant Ballës gjatë kësaj periudhe. Po ashtu telefonatat e tua në drejtim të Taulant Ballës që janë dhjetra, janë bërë para datës 01.06.2018 dhe ndërkohë në fillim të qershorit 2018, në lidhje me takimin me Ardi Veliun dhe Taulant Ballën, ke deklaruar se “po, ore më vdekshin të dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë”, “po ore, po vlla. Ore unë po të them kështu tani. Po ju betohem edhe një herë më vdekshin ça kam në shtëpi, në ju gënjej”, “unë s’të gënjej vlla”, “po ka ardhë ore, se më vjen shumëkeq, po betohem për pleqtë”, “unë s’ju gënjej ore”, “ore mos tëgjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla”. Si e shpjegon që data e takimit me Ardi Veliun dhe Taulant Ballën përputhet edhe me datën që je rrëfyer në lidhje me faktin që ke qenë ti zëri i Agron Xhafës?

Fredi Alizoti: Këto muhabete i kam bërë me Sali Lushën;

Avokat Ledio Braho: Jo, i ke bërë me Florenc Hoxhën në Qershor, pasi ke komunikuar me Ballên;

Fredi Alizoti: E kam bërë për t’i nxitur, i kam thënë me qëllim që t’i nxisja t’i vija në lëvizje; 

Avokat Ledio Braho: Domethënë kanë qënë të vërteta takimi me Ardi Veliun dhe Taulant Ballën afër banesës së tij; 

Fredi Alizoti: – Jo jo, nuk jam takuar ndonjëherë, kanë qënë thjesht për t’i nxitur, këtë kisha qëllim.

Avokat Ledio Braho: Pra në njërin nga rastet ke gënjyer. Po numrin e Taulantit ku e gjete?

Fredi Alizoti: Numrin e Taulantit ja kam marrë një shokut tim nga Elbasani, isha në rrezik nga PD, nga Ervin Salianji dhe nga njerëzit e tij të PD; 

Avokat Ledio Braho: Të kanë kërcënuar ndonjëherë?

Fredi Alizoti: Jo, e mendoja unë se jam i zgjuar, ndihesha i rrezikuar; 

Avokat Ledio Braho: Telefonatat e tua ndaj Taulant Ballës kanë ndodhur një javë më parë se të regjistroheshe të video në PD, nga se ndiheshe i kërcënuar dhe përpara se të bëje rrëfimin në polici?

Fredi Alizoti: – E dinin krahu tjetër, e morën vesh të gjithë; 

 

Avokat Ledio Braho: Citove disa herë se ke bërë 18 vite burg deri tani. Për çfarë veprash je dënuar me parë?

Fredi Alizoti: S’të jap shpjegime o vlla. (e ndërpreu gjykata pyetjen)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY