Në Maminas, 7 familje të mbetur në qiell të hapur, strehohen në...

Në Maminas, 7 familje të mbetur në qiell të hapur, strehohen në tenda

103
0
Shares

Familja e Gani Lebës në Karreç të Maminasit kanë mbetur në qiell të hapur. Banesa e tyre ka dalë jashtë funksioni për shkak të tërmetit.

Siç mund të shikoni muret e brendshme janë çarë terësisht. Ata u vizituan nga Ministri Lleshaj.

Për këtë familje dhe 6 të tjera në Maminas po vendosen tenda për të ndihmuar në lehtësimin e gjendjes, për të vijuar më tej me fazën e rehabilitimit.

Edhe në Bodinak të Shijakut, tërmeti ka rënduar së tepërmi gjendjen e familjes së Ruzhdi Dedës.

Familja me shumë halle dhe fëmijë u zhvendos për në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës si një masë paraprake për të përballuar emergjencën, ndërkohë që do të kërkohen të gjitha rrugët për një mbështetje më të thellë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY