Bashkia organizon festë për mollët në Korçë, fermerët ankohen: Duam treg!

Bashkia organizon festë për mollët në Korçë, fermerët ankohen: Duam treg!

85
0
Shares

Për të pesëtin vit radhazi në qytetin e Korçës është zhvilluar “Festa e Mollës” , qëllimi është promovimi i prodhimit vendas. Ndërkohë  fermerët apelojnë për ndihmë nga qeveria dhe më shumë politika mbështetëse.

Për të 5-tin vit radhazi në Korçë u mbajt festa e mollës që promovon prodhimin vendase dhe zhvillimin e turizmit.

Por për fermerët e Dvoranit, panairi duhet ti ndihmojë ata për shitjen e prodhimit gjë e cila sipas tyre nuk ndodh aspak.

“S’ka nevojë për panair, duam ndihma për plehrat, kimikatet, karburanti të ulet se është i shtrenjtë.”

Vetë fermerët apelojnë për sigurimin e nje tregu ku mund të tregtojnë prodhimet si dhe kërkojnë më shumë politika mbështetëse.

“Panairin e bëjmë dhe vetë ne, tregun duam vetëm si fermerë.”

Festa ka nisur me vjeljen e mollëve në një prej pemëtorëve në Dvoran , ndërsa kryetari i Bashkisë e ka konsideruar këtë festë një traditë të rëndësishme dhe të vyer.

Dvorani është një prej zonave më të njohura në rajonin juglindor sa i takon prodhimit të mollëve në tregun vendas

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY