“E vërteta është ndryshe”, Ish-deputeti flet për Lazaratin: Aksioni ishte alibi, banditët...

“E vërteta është ndryshe”, Ish-deputeti flet për Lazaratin: Aksioni ishte alibi, banditët u përdorën…

316
0
Shares

Ish-deputeti Tritan  Shehu e konsideron një alibi të përgatitur mirë, ndërhyrjen në Lazarat, e cila sipas tij, fshehu strategjinë kriminale shteterore të kthimit të vendit në “Republiken e Kanabasit”.

Shehu konkretisht flet për Lazaratin, duke treguar realisht me të dhëna konkrete atë që ndodhi, gjë për të cilën, sipas ish-deputetit askush sot nuk denjon të flasë.

Postimi i Tritan Shehut

Egersia mbi Lazaratin, preludi i kanabizimit te Shqiperise.
Une e kam theksuar prej kohesh se u be mire qe u ndalua kultivimi i kanabisit ne Lazarat, kam denuar cdo krim qe u krye aty, por thelbi i te vertetes qe ndodhi atje eshte krejt ndryshe nga cfare po kerkohet te paraqitet sot prej disave.

Ajo “goditje” ne Lazarat nuk shenon nje aksion ne luften kunder kanabisit, por ishte vetem nje alibi e pregatitur ne funksion te strategjise kriminale shteterore te kthyerjes se vendit ne “Republiken e Kanabisit”, sic e quajta une qe atehere.

Lazarati ky fshat i vogel, banoret e tij paqesore u agresuan ne nje menyre te tej skajeshme, pompoze, jo propocionale, vecse per te krijuar imazhin e reme te vullnetit qeverises per te ndaluar kultivimin e kanabisit, gje qe do te perdorej me tej si nje mjegullnaje per te fshehur vepren me kriminale, kanabizimin e organizuar te te gjithe Shqiperise.

Ne fakt ne Lazarat u goditen fshataret e thjeshte, jo banditet e vertete, ata do te perdoreshin me tej ne kanabizimin e vendit, qe u drejtua pikerisht nga stukturat shteterore, te cilat duhej ta ndalonin ate, ne bashkepunim me grupet kriminale (dhe me ata qe vepronin me pare ne Lazarat), duke i detyruar kultivuesit tu paguanin 10-15 E per bime.

Si pasoje kjo Rilindje mbushi shpejt me kanabis ne fillim Jugun e pastaj vendin ne terresi, nje nga veprat me te erreta kriminale e me pasoja te pa llogariteshme ne dimensione e kohe kjo per Shqiperine, duke u fshehur mbas Lazaratit.Kjo eshte e verteta tragjike e asaj qe ndodhi, gje per te cilen deri me sot askush nuk po pergjigjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY