Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Cilin ligj kam shkelur”? Tahiri flet për gabimin e madh që bëri: E dija, aq më shumë do akuzohesha

21/09/2019
“Cilin ligj kam shkelur”? Tahiri flet për gabimin e madh që bëri: E dija, aq më shumë do akuzohesha
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i Brendshëm vijoi të fliste me tone të larta, duke shprehur pakënaqësira lidhur me sistemin e drejtësisë sikurse me vendimin ndaj tij.

Tahiri ende nuk është i bindur se cilin ligj ka shkelur dhe ndaj pret të kuptojë shkeljet e tij në shpërdorimin e detyrës, akuzë e gjykatës.

“Mesa u lexua në sallë, kuptova se lidhej me faktin se kushërinjtë e mi kishin përmendur emrin tim dhe se unë s’kam luftuar aq sa duhet kanabisin. Sepse ministri i Brendshëm i ka të qarta detyrat, dhe mezi pres të shoh ligjin që kam shkelur. Drejtësinë e kam pritur 2 vite, dhe s’është bërë kurrë siç doja unë. Se kam tradhtuar kurrë detyrën që mu besua. E kam bërë me shumë pasion, bashkë me ekipin që punonte me mua. E shndërruam MPB në institucionin më të besuar për qytetarët. Luftuam krimin dhe ata që e lejuan më akuzojnë sot mua. Kush mendon se para se të merrja unë detyrën kanabis kishte vetëm në Lazarat, gabohet rëndë. Bëra gabimin tim më të madh që thashë sesa shumë mbillej kanabis në Shqipëri, dhe e thashë publikisht. E dija, se sa më shumë t’a luftoja, aq më shumë do akuzohesha”,– u shpreh Tahiri.

Pjesë nga deklarata:

E kisha kollaj të rrija në parlament gjithë kohës, e të shfrytëzoja politikën, sic kanë bërë të gjithë ata para meje pa asnjë përjashtim. E theksoj pa asnjë përjashtim të gjithë para meje, janë akuzuar për vjedhje e vrasje e nuk janë përballur me drejtësinë, i janë fshehur drejtësisë, e lashë se vetëm drejtësi nën sqetullën e politikëes për mua nuk do ishte.

Por e theksoj se është më mirë rreziku nga padrejtësia se sa drejtësia që të bën politika ku radha e servilave e shushunjave shtohet e shtohet në kurriz të popullit.

U përballa edhe me ata ca që heshtën sikur te mos kisha ekzistuar kurre dhe me ata që s’mu ndanë nga fyti që nga dita ime e parë në politik. Por mire kane bere.

Se burrat dallohen nga cilësia e armiqëve që kanë.

Këtë rrugë zgjodha. Edhe kur isha ministër edhe tani, me këtë rrugë do edukoj fëmijët e mi, vetëm për të vërtetën time. Që kur nisi ky proces mbajta akuza nga më monstruozet”.

Unë sot akuzohem për shpërdorim detyre, po unë do përballem edhe me këtë akuzë. Ka patur shqipëria ministra të brendshëm të tjera, ministra e kryeministra, një ministër i brendshëm kur u vranë 4 qytetarë, nuk u akuzua për shpërdorim detyre e as kryeministri i asaj kohe , as min mbrojtjes su akuzua kur la 28 të vrarë në Gërdec, askush në këto 30 vite që ka vjedhur paratë e qytetarëve nuk u akuzua, ndaj janë sot serbes serbes shesin dëngla e më bëjnë gjyqin para populli.

Po unë jam shumë larg nga këta, më intereson vetëm e vërteta ime. Po pres të marr vendimin e zbardhur e ta apeloj, të përgjigjem me përulësi për cdo akuzë vetëm me të vërtetat e mia. Ka shumë që sot më besojnë e i falenderoj pa masë, ka shumë që s’më besojnë edhe ata i falenderoj”.

Tags: livemediatTahirivendimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.