Vrau të atin me çekiç dhe e hodhi në liqenin e Farkës,...

Vrau të atin me çekiç dhe e hodhi në liqenin e Farkës, merret vendimi final për autorin

118
0
Shares

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me 21 vite burg për Selman Aliajn. Aliaj akuzohet për vrasjen e atë atit, ngjarje e ndodhur në dhjetor 2017.

Ai e vrau të atin me çekiç dhe më pas e hodhi në Liqenin e Farkës. Ngjarja beri bujë asokohe, kjo dhe për shkak se disa ditë më vonë do të kishte dhe një dasmë ku martohej vetë djali i viktimës.

Fejzi Aliaj kishte caktuar edhe datën e dasmës së djalit. Ai do të martohej më 14 janar 2018 me të fejuarën e tij Manushaqen. Babai dukej të ishte i entuziasmuar për këtë gëzim dhe e kishte bërë publik edhe në rrjetet sociale. Në një postim, 74-vjeçari Aliaj shkruante:

Për të gjithë farë e fisin tim ju kujtoj se më datën (- 14- ) janar viti (- 2018-) kemi dasmë. Martoj djalin Selmanin me Manushaqen. Tiranë ora (-10 -) paradite. Jeni shumë të mirëpritur në gëzimin tonë, mirëardhshi, ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në gëzimin tonë. Rrespekte, Fejzi Aliaj” , shkruante ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY