“Tahiri”/Ish-kryeministri denoncon zhdukjen e përgjimeve: Ja tre provat përvëluese që u hoqën...

“Tahiri”/Ish-kryeministri denoncon zhdukjen e përgjimeve: Ja tre provat përvëluese që u hoqën nga dosja

156
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar dhe ditën e sotme të zbërthejë çështjen “Tahiri” duke u ndalur tek provat. Ai  ka akuzuar prokurorinë se ka fshehur disa nga provat më “përvëluese” për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri, duke rrëzuar në këtë mënyrë lidhjet e ngushta me Habilajt.

Berisha shkruan se në dosjen e prokurorisë mungon përgjimi i autoriteteve italian, ku sipas tij xhaxhai i Saimir Tahirit flet me Moisi Habilajn. Sipas ish-kreut të qeverisë, në bisedën telefonike xhaxhai i Tahirit flet me Habilajn dhe i thotë që jam me Bashkim Tahirin.

Berisha shkruan:

“Manipulim kriminal i dosjes se Saimir Habilit nga narkoprokuroria e Edvin Mafise!

Ja disa nga provat perveluese qe narkoprokuroria apo Edvin Mafia hoqi nga dosja e Saimir Habilit qe faktojne lidhjet e tij te ngushta me kushurinjte kriminele dhe supertrafikant Habilaj.

Keshtu, gazetari investigativ ka zbuluar se nuk jane ne dosje:

1-Rregjistrimi i dorezuar nga autoritetet italiane i bisedes telefonike te Moisi Habilajt me xhaxhin e Saimir Habilajt nuk eshte fare ne dosjen e prokurorise. Ne kete bisede telefonike me xhaxhain e Saimir Habilit, Moisiu ne prani te babait te Saimirit i thote atij se jam me gjigandin Bashkim. (Bashkim Tahiri)
2-As fakti qe Moisi Habilaj ka qene ne Rome bashke me babain dhe gruan e Saimir Habilajt (Bashkim Tahiri dhe Fatlinda Berisha) dhe
3-qe keta te dy nuk jane rregjistruar ne TIMS fare per kete udhetim por qe figurojne ne listen e pasagjereve te Alitalia dhe qe kane te vulosur pasaportat me vulen e Fiumicinos ne keto data. Pra prokuroria ka fshehur proven me te rende qe lidh Saimir Tahirin me Moisi Habilajn si nje grup i stukturuar kriminal ku kusho Saimiri ka pasur per detyre shmangien e policise ndaj Habilajve.

Ketu me poshte keni linkun e artikullit te publikuar ne Bold News me titull:

Eksluzive/Pergjime e dokumenta,Moisi Habilaj udhetim ne Rome me “gjigandin Bashkim” Tahiri.

Ne kete artikull keni tekstin e bisedes telefonike te midis Moisi Habilit dhe xhaxhait te Saimir Habilit rregjistrim i autoriteteve italiane dokumentat e udhetimit te Bashkim Tahirit dhe Fatlinda Tahirit, babait dhe bashkeshortes se Saimir Habilit qe shkojne ne Rome por kalojne te parregjistruar ne TIMS ne Tirane etj etj!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY