Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Strazimiri flet për Tahirin: Narko-vendim historik!

20/09/2019
Strazimiri: Më 13 maj, të parët që do të jenë në shesh, socialistët e zhgënjyer
Share on FacebookShare on Whatsapp

Narko-vendim nga ajo që quhet drejtësi e re. Kështu e cilësoi ish-deputeti demorkat, Gent Strazimiri, vendimin e Krimeve të Rënda për të liruar nga akuza e trafikut të drogës, ish-Ministrin Tahiri dhe duke e dënuar për shpërdorim detyre. Strazimiri, tha se kjo është një tallje për gjithë ata qytetarë që janë dënuar pse nuk kanë pasur mundësi të paguajnë energjinë.

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, rrëzimin e akuzave për trafik droge dhe denimin për shpërdorim detyre të ish-ministrit Tahiri, e cilëson si narko-vendim. Në një intervistë për Televizionin Ora, Strazimiri tha se tashmë padrejtësia është ngritur në sistem.

Strazimiri: Kjo është një tallje për çdo shqiptar për ata që kapen me një gotë alkool me sy. Për ata që janë arrestuar dhe akoma kalben burgjeve sepse nuk kanë pasur mundësi financiare të paguajnë faturat abuzive të energjisë elektrike. Për secilin prej atyre dyqanxhive të vegjël që përpiqen të rregullojnë në një farë mënyre mundësinë për të shitur pak më shumë dhe për të cuar pak më shumë bukë në shtëpi. Kjo është një padrejtësi e ngritur në sistem, kjo është nmjë padrejtësi që ka marrë vulën e narko trafikut, e narko gjykatave, e narko vendimit.

Ish-ministrit Tahiri, Partia Demokratike i ka rezervuar qindra deklarata të mbushura me akuza, ndoshta më shumë se për çdo ministër në histori. Gent Strazimiri thotë se ky rast është dëshmi e parë e dështimit të reformës në drejtësi.

Strazimiri: Është narko-vendimi i parë brutal i ardhur nga kjo që këta e quajnë drejtësia e re.

Në këtë pikë ish-deputeti demokrat nuk e kursen ironinë.

Strazimiri: Dje Gjykata ka marrë një vendim që t’i thotë një të dënuari për trafik droge, për organizatë krimianle të kryer përmes pushtetit në mënyrë abuzive, duke shpërdoruar detyrën në mënyrë sistemik, për një periudhë të gjatë kohe, në pjesën më të madhe të akuzave që ka pasur dhe që kanë qenë publike, i ka pranuar vetë me gojën e tij dhe në fund i ka thënë të të vijë turp që nuk skuqesh. Ditën e enjte të paraqitesh me prindin.

Për Partinë Demokratike, Saimir Tahiri mbetet një ish-ministër i lidhur me krimin, ndërsa ish-deputeti Strazimiri thotë se akuzat ndaj tij janë faktuar dhe provuar ndër vite nga raportet ndërkombëtare.

Tags: gent strazimirisaimir tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.