VIDEO/Ish-deputetët takojnë delegacionin e “Venecias”: Pronat s’i merr dot askush, as Edi...

VIDEO/Ish-deputetët takojnë delegacionin e “Venecias”: Pronat s’i merr dot askush, as Edi Rama

101
0
Shares

Dy ish-deputetë e PD-së, Jorida Tabaku dhe Oerb Bylykbashi kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias, të cilët kanë zbarkuar në Tiranë për të analizuar të gjithë problematikat e hasura me pronat në Shqipëri.

Pas takimit, Tabaku foli për mediat dhe dha detaje se çfarë diskutuan dhe cilat janë pikat ku duhet të ndërhyhet në këtë çështje.

“Çështja e pronave është vënë në fokus si një ndër kriteret që duhen respektuar për çeljen  e negociatave. Pronën s’e merr dot askush, – theksoi Tabaku, – as Edi Rama”.

Bylykbashi nga ana e tij tha se ua bënë të qartë ekspertëve të huaj sesi qeveria po i merr pronat e pronarëve në emër gjoja të interesit publik, me të ashtuquajturën Korporatë e Investimeve dhe një mekanizmi të ndërtuar qëllimshëm.

“Fikja” e Gjykatës Kushtetues, tha ai, është bërë e qëllimshme, që pronarët të mos kenë mundësi ku të ankohen, por PD-ja në pushtet do t’i çojë në vend këto padrejtësi.

LIVE – Përfaqësuesit e PD Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi deklaratë për mediat pas takimit me delegacionin e Komisionit te Venecias, për çështjen e pronave.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 19 septembre 2019

PRONONCIMI PËR MEDIA E JORIDA TABAKUT DHE OERD BYLYKBASHIT PAS TAKIMIT ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT TË VENECIAS, PËR ÇËSHTJEN E PRONAVE NË SHQIPËRI

Jorida Tabaku: Patëm një takim me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias që kanë ardhur për të bërë një analizë dhe për të dhënë një opinion mbi situatën e çështjeve të pronave në Shqipëri.

Sigurisht që problemi është shumë kompleks, por 6 viteve të fundit ka pasur një përkeqësim dhe një shkelje të të drejtave të njeriut, jo vetëm si një prioritet i Bashkimit Europian e drejta e pronës për tu respektuar, por ajo që është më rëndësishme një e drejtë e njeriut e cila është shkelur.

Nuk është e re historia e kësaj qeverie, por në mënyrë specifike e Ramës, ka nisur në fakt që në kohën që ai ka qenë kryetar bashkie. Ne patëm mundësinë që të diskutojmë dhe të shpjegojmë në detaje çfarë ka ndodhur që nga viti 2013 e këtej duke nisur me ligjin antikushtetues të kthimit të pronave, ligj i cili nuk e njeh pronarin si pronarë të pronës së tij, duke vazhduar me grup tjetër ligjesh që lidhen me investitorët strategjikë dhe ligjin e Korporatës së Investimeve, që janë ligje qartazi që bien ndesh me të drejtën e pronarëve që marrin tokë private dhe publike dhe e lënë këtë në dorën e Edi Ramës për ta shpërndarë.

Duke vazhduar me ligjin e Kadastrës, duke vazhduar me ligje të cilat lidhen me të drejtën që kanë patur Këshilli Bashkiak për të marrë vendime të pronave me shumicë të cilësuar 2/3 dhe që është hequr javën e fundit. Diskutuam gjerësisht dekretin e Presidentit për Kadastrën një institucion i ri i cili në gjykimin tonë merr funksione të reja që nuk i takojnë këtij institucioni dhe kryeministrit për të vendosur mbi kufijtë e pronës, të drejta që i ka vetëm gjykata. Pra, shpalosëm çdo gjë që ka ndodhur me pronën private por njëkohësisht dhe atë publike.

Duhet të kemi parasysh se këtu po kalojmë në një nivel të ri, qeveria nga 2013 e këtej është sigurisht duke shkelur të drejtat e pronarëve nga njëra anë, por nga ana tjetër duke hartuar edhe ligje që krijojnë norma të paprecedentë për vende të tjera të rajonit.

Çështja e pronave është vendosur në fokus si pjesë e kritereve që duhen plotësuar si kritere për hapjen e negociatave por shqetësimi jonë mbetet e drejta e për të respektuar pronarin. Ne patëm mundësi që të reflektojmë dhe të shfaqim njëkohësisht edhe vizionin që ka Partia Demokratike për çështjen e pronës. Diskutuam mundësinë se si mund të zgjidhet dhe diskutuam që prona është një e patjetërsueshme dhe të drejtën e pronës nuk e merr dot askush, as Edi Rama.

Oerd Bylykbashi: Gjithashtu patëm mundësinë që me ekspertët e Komisionit të Venecias të shpjegojmë edhe themelin e gjithë këtij mekanizmi djallëzor që ka futur Edi Rama në raport me të drejtën e pronarëve për të marrë përsëri pronën e tyre. Kemi vite tashmë që e dimë që qeveria nuk kthen më prona, nuk kompenson dhe ka vënë një mekanizëm me të cilën ka rishpronësuar përsëri pronarët.

Dhe ajo që ne ua bëmë të qartë është se të gjithë ky proces i cili bllokoi kthimin e pronave, vënë në pikëpyetje titujt ekzistues të pronarëve ka një qëllim të vetëm që nëpërmjet këtyre mekanizmave; të Koorporatës Shtetërore të Investimeve, ligjit për Investime Strategjike ta marrë këtë pronë dhe t’ia japë oligarkëve për të zhvilluar ata interesat e tyre të biznesit sikur kjo të jetë interes publikë.

Interesi publik është respektimi i Kushtetutës dhe të drejtave që pronarët shqiptarë kanë dhe u bëmë të qartë që fikja dhe eleminimi i Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimi tashmë i sistemit të drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve qoftë për sa i përket aspektit kushtetues apo të drejtave të tyre ligjore është i qëllimshëm në kuadër të këtij mekanizmi, që pronarët të mos kenë mundësi të ankohen në Gjykatë Kushtetuese dhe në gjykatë kundër padrejtësive të ligjit. Ajo që bëmë ne të qartë është se Partia Demokratike kthehet në pushtet dhe këto ligje që shkojnë në dëm të pronarëve do të zhbëhen dhe ne do të rikthejmë të drejtat e tyre sigurisht duke përmirësuar të gjitha defektet që kanë çuar në zvarritjen e rëndë dhe duke eliminuar korrupsionin në kthimin e pronave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY