Policia nxjerr shifrat: Kapet në Rinas vrasësi turk, ekstradohen disa shqiptarë të...

Policia nxjerr shifrat: Kapet në Rinas vrasësi turk, ekstradohen disa shqiptarë të rrezikshëm

129
0
Shares

Zëvendësdrejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, ka bërë me dije opinionin publik për shifrat më të fundit të uniformave blu në luftën për kapjen dhe arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Hajnaj bëri me dije se në orët e fundit është ndaluar në Rinas shtetasi turk T. N., i kërkuar në Zvicër për vrasje. Gjithashtu, janë ekstraduar drejt Shqipërisë disa persona me rrezikshmëri të lartë, pjesëtarë të grupeve kriminale, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Deklarata e plotë e policisë:

Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, në deklaratë për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar

Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, krimit të organizuar dhe terrorizmit, në parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Për të përmbushur këto prioritete, Policia e Shtetit është fokusuar dhe ka forcuar bashkëpunimin me dy nga aleatët më kryesorë të saj, me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë.
Falë punës dhe angazhimit të shërbimeve të policisë, prej 1 janarit deri sot, janë kapur dhe ndalur 1 187 persona të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

• 77 persona të kërkuar për krime të rënda kundër personit dhe pronës, si vrasje, rrëmbim personi dhe shkatërrim të pronës me eksploziv.

• 100 persona për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike dhe 37 për trafiqe të paligjshme.

• 154 persona për krime në fushën e krimit ekonomik e financiar, si pastrim parash, korrupsion dhe krime kompjuterike.

• 110 persona për dhunë në familje, 709 persona për krime kundër personit, pronës dhe për krime mjedisore.

Vlen të theksohet se falë bashkëpunimit me qytetarët, gjatë kësaj periudhe janë ndaluar 259 persona të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, ndër ta edhe persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Njëkohësisht, po gjatë kësaj periudhe nga Interpol Tirana në bashkëpunim me strukturat e Policisë në qarqe dhe në disa raste edhe me partnerët ndërkombëtarë janë kapur dhe arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi, 129 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga këta: 99 shtetas shqiptarë dhe 30 shtetas të huaj, nga të cilët deri tani janë ekstraduar 60 shtetas (39 janë shtetas shqiptarë dhe 21 janë shtetas të huaj) dhe vijojnë procedurat për ekstradimin edhe të personave të tjerë të kapur dhe arrestuar.

Falë bashkëpunimit me partnerët, shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit të punës ndërmjet Interpol Tirana me homologët është bërë e mundur që në Itali, Gjermani, Francë, Britani, Hollandë, SH.B.A, Greqi dhe vende të tjera të arrestohen 104 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga drejtësia shqiptare, nga të cilët 75 prej tyre janë ekstraduar drejt Shqipërisë, ndërsa për pjesën tjetër vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre.

Gjithashtu, nga Interpol Tirana bazuar në informacionet e siguruara nga qytetarët, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë në qarqe, janë kapur dhe arrestuar 45 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga vendet me të cilat ka një marrëveshje dypalëshe ekstradimi.

Në orët e fundit në Rinas, në dalje, Policia Kufitare ka kapur dhe ndalur shtetasin turk T. N., 35 vjeç, i kërkuar nga Zvicra për vrasje. Gjithashtu, vlen të përmendet arrestimi dhe ekstradimi drejt Finlandës i një shtetasi të huaj, i cili figuronte në listën e personave më të kërkuar, me rezikshmëri të lartë shoqërore dhe fshihej në territorin shqiptar.

Po sot nga Interpol Tirana është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekaj.

Në bashkëpunim me Interpol Romën dhe Zyrën Ndërlidhëse Italiane Interforcë janë zhvillluar 6 operacione të koduara, konkretisht: Operacioni policor “Fiori di Primavera”, “METROPOLIS”, “WANTED 3”, “RED LEO 2016”, “GARDEN” dhe operacioni “SABIA”, gjatë të cilëve është bërë i mundur arrestimi i 72 shtetasve shqiptarë.

Vlen të përmendet bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Zyrën e Hetimeve Kriminale, pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), falë të cilit u bë i mundur ekstradimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për t’u përballur me organet shqiptare të drejtësisë, i dy shtetasve shqiptarë, njëri prej tyre më rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 15 vite burg, si dhe ekstradimi i tre shtetasve drejt SHBA-së.

Gjithashtu, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale me Interpol Tirana dhe homologëve është bërë kapja dhe ekstradimi drejt Shqipërisë i disa personave shumë të kërkuar, pjesëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, persona të dënuar me burgim të përjetshëm dhe disa prej tyre me mbi 15 vjet burg për vrasje, si dhe janë kapur në Shqipëri për llogari të homologëve, gjithashtu persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore në vendet e tyre.

Policia e Shtetit tashmë ka krijuar njësinë speciale për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim, që i fshihen drejtësisë.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në goditjen e paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe fton qytetarët që të vijojnë të bashkëpunojnë dhe mbështesin Policinë, të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë, duke ju siguruar anonimat të sigurt dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY