Ky është momenti kur avioni që transportonte Arbër Çekajn nga Gjermania drejt Shqipërisë, ulet në Rinas.
I veshur me një triko të kuqe dhe xhinse te zinj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë zbriti nga shkallët e avionit.
“Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Dyzeldorfi, Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar A.Ç. (K.), 39 vjeç, banues në Tiranë”.
Me pranga në duar ai u mor në dorëzim nga efektivë të policisë shqiptare dhe nga aty u transportua me furgonin e policisë drejt burgut 313 në kryeqytet.
39-vjeçari akuzohet për trafikim të narkotikëve.
“Ai ishte shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, më datë 08.03.2018, e cila ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve” kryer në bashkëpunim”.
RinasEkstradohet nga Gjermania 39-vjeçari i dyshuar për trafikim të narkotikëve.Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Düsseldorfi, Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar A.Ç. (K.), 39 vjeç, banues në Tiranë.Ai ishte shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, më datë 08.03.2018, e cila ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve” kryer në bashkëpunim.Përmbledhje e ngjarjesShtetasi A.Ç. (K.), në muajin shkurt 2018 në bashkëpunim me shtetas të tjerë dyshohet të ketë trafikuar një sasi të madhe lëndë narkotike, kokainë, nga Kolumbia drejt Shqipërisë.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 19 septembre 2019
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/