Gjykata ndërpret seancën, Tahirit i mungojnë provat kyçe në dosje

Gjykata ndërpret seancën, Tahirit i mungojnë provat kyçe në dosje

161
0
Shares

Është ndërprerë për disa minuta seanca që po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Gjykata ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga Saimir Tahiri. Më konkretisht emaili dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme.

Si provë në dosje mungon edhe një email i pretenduar nga Tahiri, që njëri nga zyrtarët e Policisë së Vlorës i ka dërguar njërit nga prokurorëve të çështjes, duke i informuar mbi grupin kriminal “Habilaj”, si trafikantë droge, për të justifikuar në këtë mënyrë faktin që i ka denoncuar ‘Habilajt’ kur ka qenë ministër i Brendshëm.

Gjykata pritet të japë sot verdiktin final për ish-ministrin e Brendshëm. Ai akuzohet nga Prokuroria për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për ish ministrin e Brendshëm, dënim i cili ulet në 8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY