Shtyhet me dy muaj afati i punimeve, debate në komision për shkarkimin...

Shtyhet me dy muaj afati i punimeve, debate në komision për shkarkimin e Metës

79
0
Shares

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit ka miratuar me 7 vota pro dhe 2 kundër shtyrjen me dy muaj ta afatit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë kjo seancë është shoqëruar edhe me debate mes deputetëve, ku disa prej tyre, dhe pse ne minorancë, kërkojnë që ky komision tè shpërbëhet.

Alimadhi: Do të kërkoja që të paraqiteshin përpara këtij komisioni të gjithë drejtuesit e institucionet që kanë anuluar dekretin e presidentit. Ngritja e këtij komisioni i privon lirinë dhe të drejtat presidentit. Kam kërkuar të shtyhet afati i këtij komisioni. Ky komision nuk duhet të ekzistojë sepse nuk kemi një shkelje të rëndë. Presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje që prek interesat e këtij vendi

Manja: Ky komision do të pres vendimin e komisionit të Venecias. Lind nevoja për t’iu drejtuar Kuvendit për të patur një afat shtesë. Kam propozuar që zgjatja të jetë me 2 muaji. Afati i kërkuar është në funksion të objektit të hetimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY