I treti në listë, Prokuroria i kërkon gjurmët e gishtave Mark Babanit

I treti në listë, Prokuroria i kërkon gjurmët e gishtave Mark Babanit

104
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar shenjat e gishtave të Mark Babanit. Kjo kërkesë e Prokurorisë  i është nisur kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës me postë.

Gazmend Bardhi i dërgoi një shkresë prokurorisë ku kërkon të verifikohet figura e Babanit, pasi sipas PD, ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur dënimet e marra gjatë viteve ’94-2003.

Partia Demokratike këmbëngul se rilindasi është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”.

Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohet nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY