Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Arsimi në vdekje klinike gjatë qeverisjes Rama, 145 mijë nxënës me pak dhe 200 shkolla të mbyllura

16/09/2019
PD: Arsimi në vdekje klinike gjatë qeverisjes Rama, 145 mijë nxënës me pak dhe 200 shkolla të mbyllura
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në nisje të këtij viti shkollor Partia Demokratike ka akuzuar qeverisjen Rama si fajtore mbi cilësinë e arsimit dhe numrin e ulët të nxënësve që ulen në bangat e shkollës.

Në një dalje nga Selia Blu, Ndricim Mehmeti, thekson se në 6 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës Shqipëria ka 145 mijë nxënës dhe studentë më pak në bankat e shkollës dhe auditorët e saj dhe më shumë se 200 shkolla të mbyllura.

Mehmeti shprehet gjithashtu se janë braktisur premtimet për financimin e arsimit. Sipas INSTAT tekstet shkollore janë shtrenjtuar. Librat falas janë farsë e shëmtuar. Arsimi është kthyer në një strehë militanësh partiakë, ku mësuesit nuk zgjidhen sipas dijes dhe eksperiencës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NDRIÇIM MEHMETI:

Ky vit i ri arsimor, përtej ngjyrave të propagandës qeveritare, është një tregues tjetër se arsimi nuk është prioritet i qeverisjes së Edi Ramës.

Braktisja e premtimeve të bujshme të Rilindjes për ta financuar arsimin me 5 përqind të buxhetit, është arsyeja gjendja në arsim përkeqësohet vit pas viti. Premtimet për financim, ndryshim kurrikulash, depolitizim, modernizim përfunduan si premtimet 3D të Edi Ramës në ERTV, ndërsa realiteti është krejt ndryshe.Sipas aksiomës “Nëse doni të dini të ardhmen e një kombi, shikoni zhvillimin e arsimit”, për fat të keq mund të thuhet se Shqipëria, së bashku me arsimin, janë në vdekje klinike.

Në 6 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës Shqipëria ka 145 mijë nxënës dhe studentë më pak në bankat e shkollës dhe auditorët e saj dhe më shumë se 200 shkolla janë mbyllur, sepse nuk ka nxënës për t’u rregjistruar.

Të arsimohesh në Shqipëri do të thotë që prindërit të harxhojnë edhe më shumë para se më parë për të njëjtën infrastrukturë arsimore.

1. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se tekstet shkollore janë shtrenjtuar. “Çmimi i librave dhe mjeteve shkollore është shtrenjtuar me 7.6% këtë vit në krahasim me 3% që u rit vitin e kaluar.”- bëhet e ditur nga vetë agjencia e kontrolluar nga qeveria.

2. Librat falas janë një farsë e shëmtuar, denigruese, tallëse, si dhe dëshmi e papërgjegjshmërisë së Edi Ramës dhe ministres së tij të rradhës për arsimin. Librat e propaganduar falas nuk janë të tillë.

Pjesa më e madhe e teksteve shkollore, blihen nga prindërit, pasi ato që ofron shkolla janë të keqpërdorura. Të ashtuquajturit libra falas mund të përdoren për riciklim, por jo për mësim.

3. Arsimi është kthyer në një strehë militanësh partiakë, ku mësuesit nuk zgjidhen sipas dijes dhe eksperiencës që kanë, por sipas kontrubiteti dhe lidhjeve me partinë në pushtet. Me urdhër të Ministres së Arsimit ka nisur një valë spastrimi e mësuesve që nuk kanë lidhje me Partinë Socialiste apo akoma më tepër, mbështesin opozitën dhe si të tillë trajtohen si kundërshtarë politkke, duke i larguar nga puna. Vetë Besa Shahini i ka cilësuar këta mësua në Parlament me zë e figurë si “mësues të PD-së”. Qindra prej tyre janë shkurtuar nga puna apo janë transferuar pa asnjë arsye, pa shkresa, vetëm me urdhra verbalë.

Është në detyrën e Kryeministrit dhe të Ministres së Arsimit që të japin llogari edhe për disa premtime të tjera të pambajtura.

• A ekziston më projekti i klasave dixhitale dhe pse nuk u përdorën tabletët?
• Sa laboratorë të rinj në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të shkencave natyrore janë hapur?
• Përse në kryeqytete dhe në qytete e mëdha klasat e para dhe gjimnazet vazhdojnë të jenë të mbingarkuara dhe me turne, kur çdo javë propagandohen shkolat e reja apo të rikonstruktura?
• Përse qeveria ka hequr dorë nga arsimi profesional si prioritet?
• Pse nuk rriten pagat e mësuesve siç është premtuar dhe pse nuk paguhet më transporti i tyre?
• Përse mungojnë ndihmës mësuesit dhe përse, edhe ata që ishin, u shkurtuan, në një kohë kur nevoja për këtë katgori mësuesish është gjithnjë në rritje?

Të gjitha këto pyetje marrin përgjigje tek një tregues i vetëm, buxheti i vogël, i caktuar për arsimin nga qeveria e Edi Ramës. Kjo politikë antikombëtare me arsimin po e dëmton dhe rrezikon të lërë pasoja të rënda në arsimin kombëtar. Prandaj, ndalimi i kësaj marrëzie është emergjencë dhe detyrë kombëtare për çdo prind. Na duhet që të hapim një perspektivë të re për fëmijët tanë, për mësuesit, për të ardhmen e kombit dhe shoqërisë sonë duke përkrahur alternativën e Partisë Demokratike për zhvillimin e arsimit, duke nisur me një mësimdhënie cilësore e dinjitoxe nga klasa e parë e deri në arsimin e lartë.

Tags: arsimindricim mehmetiPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.