Pranga të rinjëve shqiptarë, kishin kthyer vilën në qendër të shitjes së...

Pranga të rinjëve shqiptarë, kishin kthyer vilën në qendër të shitjes së lëndëve narkotike

137
0
Shares

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

Fatjon Sulçaj, 32 vjeç dhe Arjon Hasanaj, 25 vjeç, mbanin lëndët narkotike brenda shtëpisë së tyre, dhe më pas e shpërndanin në qendër të qytetit Caltagirone.

Ata ishin vënë nën vëzhgim nga karabinierët, të cilët ruanin nga vilën ku jetonin shqiptarë dhe më pas është ndërmarrë aksioni i kontrollit në shtëpinë e tyre.

Fat i keq për dy shqiptarët ishte kontributi i dhënë nga dy “karabinierë” të veçantë: Zero dhe Athos, dy qen me hundën e tyre të pagabueshme.

Gjatë kontrollit, të shtrirë edhe në kopsht dhe makinat në përdorim, u gjetën dhe u sekuestruan 3 gramë kokainë, 7 gram marijuanë dhe 215 gram ketaminë, një peshore precize dhe material të nevojshëm për paketimin e dozave.

Gjithashtu, policia sekuestroi pothuajse 7 mijë euro në kartëmonedha, që vijnë nga veprimtaria e paligjshme.

Të dy shqiptarët u arrestuan, ku Sulcaj u la prapa hekurave në burgun Caltagirone, ndërsa Hasanaj u vendos nën arrest shtëpiak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY