Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Makthi i Vlorës, shihni pamjet kur policia arreston dy hajdutët. Lista me vjedhjet

14/09/2019
VIDEO/Makthi i Vlorës, shihni pamjet kur policia arreston dy hajdutët. Lista me vjedhjet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia ka finalizuar një operacion të fundit në Vlorë, ku në pranga kane rene dy persona. Sipas burimeve zyrtare, këta  shtetas, në bashkëpunim, kanë kryer një sërë vjedhjesh në qytet, kryesisht portofolë nga qytetarë të ndryshëm.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2375860912734377/?t=15

“Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të një pune hetimore, ndjekjeje dhe vëzhgimi prej afro dy muajsh, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim, shtetasit:

• A. T., 53 vjeç, banues në Fier (i dënuar më parë për vjedhje).

• E. P., 52 vjeç, banues në Fier (i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh).

Këta shtetas janë kapur nga Policia pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur portofolat e dy shtetasve pranë poliklinikës së qytetit, konkretisht:

Më datë 02.09.2019, në këtë poliklinikë në Vlorë, i kanë vjedhur portofolin nga xhepi shtetasit K. L., dhe i kanë marrë 8 000 lekë.

Më datë 09.09.2019, në të njëjtin vend kanë vjedhur nga xhepi portofolin e shtetasit H. B., nga i cili kanë marrë 4 000 lekë.

Nga puna intensive hetimore e Komisariatit të Policisë Vlorë, kryer prej afro 2 muajsh, ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur janë autorë të dyshuar për kryerjen e 7 vjedhjeve të tjera në qytet, të specifikuara si më poshtë:

• Më datë 26.06.2019, në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, i kanë vjedhur portofolin shtetasit E. H.

• Më datë 18.07.2019, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, i kanë vjedhur portofolin shtetases V. H., ku dyshohet se kanë marrë 25 000 lekë dhe 250 euro.

• Më datë 02.07.2019, dyshohet se i kanë vjedhur shtetases norvegjeze H. R., portofolin me 45 000 lekë.

• Më datë 22.06.2019, pranë një marketi, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. N., me një sasi parash prej 400 000 lekësh.

• Më datë 27.02.2019, dyshohet se i kanë vjedhur shtetasit G. M., portofolin me mjete identifikuese brenda.

• Më datë 30.01.2019, në Novoselë, dyshohet se i kanë vjedhur shtetasit F. A., portofolin me një sasi parash prej 4 000 eurosh.

• Më datë 11.01.2019, në ambientet e Spitalit Rajonal Vlorë, dyshohet se i kanë vjedhur shtetases M. Sh., një sasi parash rreth 50 000 lekë dhe 500 euro.

Seksioni i Hetimit të Krimeve ka zbuluar se shtetasit A. T. dhe E. P., i kanë kryer këto veprimtari vjedhjesh kryesisht në ambiente ose mjedise ku ofroheshin shërbime publike, me qëllim që të përfitonin nga grumbullimi i njerëzve”,-sqaron policia.

Tags: arresthajdutetpoliciavlore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.