Policia ka vijuar me kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, armë të ftohta e lëndë narkotike.
Burime zyrtare, tregojne se eshte finalizuar operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”. Sipas policise, sekuestrohet armë zjarri, armë e ftohtë, lëndë narkotike, mjet e aparat celular. Në pranga 22-vjeçari që posedonte sendet e kundraligjshme.
NJOFTIMI I POLICISE
Operacioni nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët.
Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, armë të ftohta e lëndë narkotike, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, finalizuan operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– R. D., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën “Teodor A. Ipen”, punonjësit e policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin R. D. Gjatë kontrollit të ushtruar në sediljen e parë të mjetit është konstatuar një çantë krahu, brenda të cilës ndodheshin: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë; një armë e ftohtë thikë ; një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza; një mjet dhe aparat celular.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., dhe materiale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.
TiranëVijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, armë të ftohta e lëndë narkotike.Finalizohet operacioni policor i koduar "Kryqëzimi".Operacioni nga Forca e Posaçme "Shqiponja" në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët.Sekuestrohet armë zjarri, armë e ftohtë, lëndë narkotike, mjet e aparat celular.Në pranga 22-vjeçari që posedonte sendet e kundraligjshme.Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja" në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, armë të ftohta e lëndë narkotike, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, finalizuan operacionin policor të koduar "Kryqëzimi", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:- R. D., 22 vjeç, banues në Tiranë.Në rrugën “Teodor A. Ipen”, punonjësit e policisë të Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin R. D. Gjatë kontrollit të ushtruar në sediljen e parë të mjetit është konstatuar një çantë krahu, brenda të cilës ndodheshin: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza.U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë; një armë e ftohtë thikë ; një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza; një mjet dhe aparat celular.Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., dhe materiale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”dhe "Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike".
Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 14 septembre 2019
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/